E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri lirohen te burgosurit

Siria hapi për herë të parë dyert e burgjeve të veta për inspektim nga ana e  Kryqit të Kuq, zyrtarë të të cilit vizituan të burgosurit në burgun më të madh të Damaskut, në Adra.

Presidenti i Kryqit të Kuq, Jakob Kellenberger me anë të një deklarate, në përfundim të vizitës dyditore në Damask shpjegoi se si autoritetet u kishin mundësuar, për herë të parë, akses në burgje. Një zëdhënës I Kryqit të Kuq tha se Kellenberger u takua edhe me presidentin sirian Bashar al-Assad, me të cilin bisedoi për lejimin e ndihmës shëndetësore për protestuesit e plagosur gjatë protestave antiqeveritare.

Që nga vizita e fundit e rpesidentit të Kryqit të Kuq në Siri, gjatë qershorit, kjo organizatë humanitare ka mundur të jetë efektive në plotësimin e nevojave jetike në shumë qytete siriane të përfshira nga dhuna.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›