Xhiro nga liqeni, perdhunon 18-vjecaren
TIRANE - Nje i ri eshte vene ne kerkim nga policia pasi akuzohet se, ka perdhunuar nje vajze. Burime nga policia e kryeqytetit thane se, nje 28-vjecar, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur per shkaqe hetimore eshte ne kerkim pasi, gjate mbremjes se dy diteve me pare ka perdhunuar nje vajze 18 vjece. Denoncimi eshte bere nga vajza, e cila eshte paraqitur ne Komisariatin numer 1, ku ka denoncuar shoqeruesin e saj. Nga burimet e policise eshte mesuar se, dy te rinjte kane qene te lidhur se bashku por ishin ndare disa muaj me pare. Ata kishin dale serish bashke, por kete radhe gjithcka kishte perfunduar me dhune seksuale. Sipas Policise se Tiranes, hetimi per kete rast eshte duke u bere nga efektivet e seksioni kunder Krimeve Seksuale e Lirise se Personit. Keta te fundit kane filluar procedimi penal ne ngarkim te nje 28-vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi, pasi akuzohet se tek liqeni artificial, ka kryer marredhenie seksuale me dhune me nje te mitur 18 vjece. Policia tha se, eshte vene ne kerkim te djalit te ri, pasi eshte larguar. Ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzen e "marredhenieve seksuale me dhune me te mitura te moshes 14-18 vjec" dhe dosja eshte ne institucionin e akuzes. A. Cena