E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet baza e prostitucionit

TIRANE - Zbulohet dhe shkaterrohet nje baze prostitucioni ne Tirane. Policia e Tiranes ka vene ne pranga nje djale 28-vjecar, pasi ka shfrytezuar per qellime prostitucioni nje vajze 22 vjece me inicialet V. R. Asllan Gjana 28 vjec, eshte prangosur gjate dites se djeshme, i dyshuar si tutor i vajzes 22-vjecare eshte ndaluar ne nje motel te quajtur "Trendafili". Kane qene efektivet e seksionit te Luftes kunder Trafiqeve te Paligjshme qe kane bere arrestimin e te dyshuarit. Kishin qene disa informacione operative, te ardhur ne polici se, 28-vjecari perdorte nje vajze si prostitute kundrejt shumave te ndryshme, duke bere qe te nisnin hetimet. Prej dy javesh e gjysme, policia kishte mbajtur nen vezhgim Gjanen dhe vajzen e re. Burime nga policia thane gjate dites se djeshme se, vajza 22-vjecare me inicialet V. R., shkonte me persona te ndryshem kundrejt shumave, nga 1 mije leke deri ne pese mije. Gjithcka zhvillohej ne afersi te doganes se Tiranes, ne kryqezimin e Rruges se Durresit me ate te Unazes se Re. Aty gjendeshin klientet dhe me pas shkohej ne motelin e quajtur "Trendafili", ku kryhej dhe marredhenia me para. Gjate gjithe kohes vajza 22-vjecare, ishin nen vezhgimin e 28-vjecarit Asllan Gjana. Ne fund parate ndaheshin mes tyre. Policia tha se, ky aktivitet zhvillohej prej disa muajsh ne kete vend. Gjate aksionit te djeshem te bere nga uniformat blu jane sekuestruar 20 mije leke, dy karta telefoni si dhe dy aparate telefoni celulare. Disa prej takimeve liheshin me ane te telefonit dhe policia eshte duke verifikuar nese ne kete aktivitet, kishte dhe persona te tjere te implikuar. Ceshtja ka perfunduar ne Prokurorine e Tiranes dhe ndaj Asllan Gjanes eshte ngritur akuza e "shfrytezimit te prostitucionit".

Prostituta

Vajza e cila ishte bere prostitute do te ndiqet ne gjendje te lire nga Policia e Tiranes.

Burime zyrtare nga uniformat blu thane se, 22-vjecarja V. R. do te ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale "ushtrim prostitucioni".

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›