E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria Berisha, qeveria e fjalës së mbajtur”

23-04-2013 / Gazeta 55

Ministri i TIK, Genc Pollo zhvillon takime intensive në Berat

“Qeveria Berisha është qeveria e fjalës së mbajtur”, u shpreh Ministri i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, njëkohësisht deputet i qarkut të Beratit, i cili në vijim të takimeve të tij elektorale është ndalur në fshatin Rërëz të komunës së Kutallisë dhe në fshatin Arrëz të komunës Poshnje (Berat). 
Në këto dy fshatra, mësohet se deputetit Pollo ka bërë të ditur financimin nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve të dy segmenteve rrugore që lidhin këto fshatra me qendrat e komunave përkatëse. 
Më konkretisht, në fshatin Rërëz, Ministri Pollo njoftoi fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës që lidh Arrëzën me qendrën e komunës Kutalli (faza e parë) me një vlerë prej 80 milionë lekësh, financuar nga buxheti i shtetit, ndërsa në fshatin Arrëz njoftoi rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatin Çiflig me Arrëzën (faza e parë), edhe kjo me një vlerë prej 80 milionë lekësh, financuar nga buxheti i shtetit.
Më parë Ministri Pollo ka qenë dhe në fshatra të tjerë të qarkut Berat, ndërsa ka takuar edhe drejtues të bizneseve fason në qytetin e një e mbi një dritareve.
Po ashtu, Ministri Pollo dhe stafi i tij ka realizuar një sërë takimesh edhe me qytetarë të ndryshëm për tu njohur më nga afër me problemet e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›