E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhorxh Bërli, trajneri i ri i Skocisë

Xhorxh Bërli është trajneri i ri i Skocisë. Prezantimi i tij përpara medias u bë ditën e enjte ku në konferencën për shtyp ai bëri të ditur menjëherë objektivat e skuadrës së tij, kualifikimi për në Botërorin e vitit 2010.
Bërli, që ka luajtur 11 ndeshje me Skocinë dhe ishte pjesëmarrës në këtë skuadër në Botërorin e vitit 1982, ka nënshkruar një kontratë me Federaten Skoceze të Futbollit deri në vitin 2012.
"Kam luajtur për Skocinë që në moshën 15 vjecare - është shprehur Bërli në konferencën për shtyp - për mua është një nder që tani të jem trajner i skuadrës së vendit tim. Nuk e kam menduar kurrë se një ditë kjo do të ndodhte. Marrja e kësaj detyre më jep mundësinë që të përpiqem të bëj dicka për Skocinë. Do kërkoj kualifikimin për në Botërorin e Afrikës së Jugut".
Bërli në detyrën e tij si trajner i Skocisë zëvendësoi Aleks Meklish, i cili dha dorëheqjen në muajin nëntor, për të marrë në dorëzim skuadrën e Birmingem Sitit
"Nuk e mendova se një do të do të isha në stolin e Skocisë. Ishte një surprizë për mua kur mësova se Federata tregoi interes për mua, pasi në garë për këtë detyrë ishin shumë emra me eksperiencë' - ka përfunduar Xhorxh Bërli.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›