Bylo pretendon Kombëtaren

Dorian Bylykbashi ndjen nostalgji për vendlindjen dhe shpreson së shpejti një vend në kombëtare. Në ndalesën e tij tranzit këto në qytetin e Elbasanit, ku ai ka edhe familjen tij, fantazisti që aktivozhet në radhët e Krivbas në Ukrainë nuk ka munguar të zhvillojë edhe një seancë stërvitore me verdhblutë, ku është shfaqur mjaft natyrshëm. "Për të mos humbur ritmin e stërvitjes, u bashkova në një senacë stërvitore me skuadrën time të lindjes. Më kishte marrë malli për të gjithë dhe u ndjeva shumë mirë", deklaroi Bylykbashi.
Fantazisti 25-vjecar aktualisht po kalon një moment shumë të mirë në Ukrainë, por shqetësimi i tij është mos përfshirja në skuadrën kombëtare: "Me Krivbas ndihem shumë mirë, pasi kam gjetur formën time më të mirë, por më vjen keq që nuk kam qenë shumë pak në vëmendjen e trajnerit të ekipit të Kombëtar. Ka patur shumë mundësi që trajneri të më bënte pjesë të skuadrës, kur kishte vërtetë mungesa, por nuk e di arsyen e vërtetë. Shpresoj që me ardhejen e trajnerit të ri, gjërat të ndryshojmë", deklaroi Bylo, i cili është bashkuar të premten me skuadrën e tij në Turqi, ku po zhvillohet dhe faza përgatitore, për kampionatin e ri që starton në muajin mars.
Burimi: