E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet filiali i një banke

Grabitet në mes të ditës filiali i një banke pranë pallatit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve u ka kërkuar punonjësve paratë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Nuk dihet ende shuma e grabitur por menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›