Xhufi: Privatizimi i disa kompanive te rendesishme, i dyshimte dhe elektoral
Levizja Socialiste per Integrim ngre dyshime se, privatizimet e kompanive me te rendesishme ne vend, si ajo e "INSIG", ARMO-s, Operatorit Sistemit Shperndarjes, si dhe shitja teresore e aksioneve te mbetura shteterore ne Telekom e AMC, nga qeveria po behen thjesht per qellime politike. "Kryeministri Sali Berisha po e con vendit drejt nje aventure ekonomike, qe vetem nje qeveri e papergjegjshme dhe e korruptuar mund ta beje", tha Xhufi, duke kritikuar faktin se ne kete kohe, ekzekutivi duhet te marre masa per te mbrojtur sistemin bankar apo per mbeshtetjen e kompanive private apo publike. Ndaj Xhufi tha se LSI, do te kundershtoje me force cdo privatizim, sidomos privatizim strategjik, sic eshte edhe ky i fundit, qe behet ne mungese te plote transparence, per interesa private dhe qe bart me vete pasiguri ekonomike e sociale. "Jo rastesisht keto privatizime koincidojne me afrimin e zgjedhjeve te qershorit 2009. Ështe e qarte qe qeveria PD po perpiqet te krijoje likuiditete per t'i perdorur ne nje fushate, qe per faj e per zgjedhje te saj dhe te ortakeve te saj ne reformen zgjedhore, parashikohet te jete fushata me e kushtueshme per nje vend te varfer deri ku nuk mban me, gjate qeverisjes se korruptuar e grabitqare Berisha", akuzoi Xhufi.