"Rrjeta e hekurt", trafiku i klandestineve, 55 vjet burg
TIRANË - Trafiku i klandestineve rrezikon t'u kushtoje plot 55 vjet heqje lirie dhe 52. 66 milione leke 11 te pandehurve. Dje prokuroi i ceshtjes i ka kerkuar trupit gjykues shpalljen fajtor dhe denimin e te pandehurve Ardian Corrit dhe Gezim Tafajt me nga 9 vjet dhe 5.33 milione leke gjobe secilit. Per te pandehurit Ardian Marku dhe Dilvar Hajdinin, perfaqesuesi i akuzes ka kerkuar shpalljen fajtor dhe denimin e tyre me nga 6 vjet dhe 6 milione leke gjobe. Ndersa per shtate te pandehurit e tjere, pikerisht per Pjeter Tusha, Paulin Markaj, Ndrek Preci, Altin Gjeloshaj, Lek Froku, Aleksander Malaj dhe Rexhep Cuku, akuza ka kerkuar denimin e tyre me nga 5 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe secilin. Te pandehurit do te perfitojne nje te treten e uljes se denimit pasi ata jane duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar. Te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Rrjeta e hekurt". Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda te pandehurit me daten 10 janar te ketij viti, rreth ores 20:00 ne gryke derdhjen e lumit Mat kane tentuar te kalojne 44 persona. Kalimi i tyre drejt shtetit fqinj Italise do te realizohej me skaf nga plazhi i Patokut. Secili prej klandestineve kishte dhene shumen prej 3900 euro.
R. Caushaj
R. Caushaj