E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Basha", Gjykata e Larte, shorti me gogla

Gjykata e Larte ka vendosur dje qe te zgjedhe trupi gjykues per te shqyrtuar kete ceshtje nepermjet votimit me gogla. Ndryshe nga si eshte perzgjedhur 6 vitet e fundit trupi gjykues, ku kryesuesi perzgjidhej nepermjet shortit elektronik, gjykata e larte ka marre dje nje vendim gjyqtaret qe do te gjykojne dosjen "Basha" do te zgjidhen ne menyre krejt ndryshe. Kjo gje eshte bere per arsyen e vetme se gjate hedhjes se shortit elektron marrin pjese vetem gjyqtaret qe kane me pak dosje ne shqyrtim. Ne kete rast te 16 gjyqtaret do te marrin pjese ne perzgjedhjen e tyre. Burime nga gjykata e Larte bene me dije se diten e premte do te hidhet shorti me gogla per perzgjedhjen e gjyqtareve. Ministri i Jashtem, Lulzim Basha akuzohet nga Prokuroria e Pergjithshme per veprat penale te "shperdorimit te detyres" dhe "shkeljes se barazise ne tendera". Se bashku me te prokuroria ka marre si te pandehur Andi Tomen, ish-drejtorin juridik ne Ministrine e Transporteve. Po dje ne Gjykaten e Tiranes eshte hedhur shorti elektronik per kerkesen e bere nga prokuroria per perjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari. Kerkesa i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Altin Abdiu, i cili do te vendose edhe nje date per shqyrtimin e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›