E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjimet dhe provat qe cuan ne pranga te dyshuarit

TIRANË - Nje vit hetime dhe pergjime te bera nga agjentet e policise, kane mundur te cojne ne pranga tete personat, me pozicione te ndryshme. Policia e Shtetit, beri te ditur dje se, keta persona ishin zhytur ne veprime te kunderligjshme dhe korruptive ne procesin e regjistrimit dhe targimit te automjeteve, kontrollit teknik, kontrollit fizik, dhenies se lejeve per drejtim automjeti. Te gjitha keto veprime te kundra ligjshme jane kryer kundrejt ryshfeteve te shpeshta dhe ne shuma te konsiderueshme parash qe i siguronin nga klientet. Burimet thane se, shumat e parave te cilat keto persona merrnin, ishin te ndryshme dhe fillonin qe nga 50 eurot deri ne 500 euro, ose me shume ne raste te vecanta. Hetimet kishin filluar qe nje vit me pare, kur ishin arrestuar disa persona, per patenta false, por ata jane zgjeruar dhe kane vazhduar deri diten e djeshme.

Hetimet

Kontrollet e targave te makinave qe ishin false kane bere qe policia te nise hetimet ne lidhje me rrjetin dhe personat qe merreshin me te. Por vec kesaj, mesohet se ka pasur dhe denoncime ne lidhje me kete gje. Ne kete menyre hetimet kishin nisur ne menyre intensive dhe prokuroria kishte dhene lejet e pergjimit per personat e dyshuar. Nderkohe nga ana tjeter, agjente te shume kishin ndjekur per dite dhe muaj te tere te hetuarit, ne menyre qe te siguronin prova te pakundershtueshme ndaj te ndaluarve te djeshem. Por vec tyre, policia kishte vene nen pergjim dhe telefonat e te arrestuarve te djeshem dhe atyre qe jane lene ne "arrest shtepie". Ne kete menyre eshte bere e mundur qe uniformat blu te siguronin provat dhe t'i kerkonin gjykates, gjate mengjesit te djeshem leshimin e urdher-arresteve. Me te marre ne dore dokumentet, policia ka bere menjehere ekzekutimin e tyre, duke i cua ne pranga.

Provat

Vec arrestimeve policia e ka kerkuar dhe per prova. Gjate aksionit, policia tregoi se gjate kontrollit te banesave dhe ambienteve te punes te mesiperme, jane gjetur shume dokumente shkresore qe provojne implikimin plotesisht ne aktivitetin kriminal te te dyshuarve. Per kete gje, uniformat blu kane bere sekuestrimin e dhjetera fashikujve, si prova ndaj te arrestuarve. Pikerisht keto dokumente, pergjime ne terren dhe telefonike kane qene te mjaftueshme per gjykaten qe te leshonte urdher ndalimet. Provat jane mbledhur nga Task-Forca Kunder Korrupsionit dhe Krimit Financiar ne Prokurorine e Tiranes.

Artan Cena

Ne pranga

Ylli Hasani, 42 vjec, inxhinier

Vladimir Dervishi, 58 vjec, inxhinier

Pellumb Mancila, 48 vjec, oficer policie

Silvana Memia, 42 vjece, arkiviste

Besjana Belli, 27 vjece, sekretare

Feride Kateshi, 38 vjece, punonjese tek "Atlantik"

Daniel Cami, 38 vjec, pranues dokumentesh

Adrian Rushiti35 vjec, falsifikator

Liman Doka, falsifikator

E. Shano bashkepronare ne nje autoshkolle


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›