Vdes foshnja 11 muajshe, hetime për mjekim të pakujdesshëm
Një foshnjë 11 muajshe nga Durrësi ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke u mjekuar.
Sipas burimeve të policisë, më datë 24 është sjellë në repartin e pediatrisë nga familjarët e saj foshnja Adesa Xhangoli, 11-muajshe, banuese në Durrës.
E mitura është dërguar për trajtim në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku rreth orës 21.00 ka gjetur vdekjen.
Drejtoria e Policisë së Durrësit njofton se ka nisur hetimin dhe i ka kaluar prokurorisë materialet për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm, pas vdekjes së një foshnjeje 11-muajshe.