SHBA, vrasësi në Arizona del para gjyqit
Xhered Lofner, vrasësi i gjashtë personave dhe i plagosjes së kongrësmenes Gabriel Gifords, ka dalë dje pasdite para gjykatës federale në Finiks të shtetit Arizona. Padia është ngritur nga prokuroria e Arizonës dhe 22 vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim dhe tentativë për vrasje. Nuk dihet ende pse Lofner u përpoq të vriste kongresmenen Gifords, megjithatë ka gjasa që në vitin 2007, ai të ketë vizituar njëherë një aktvitet të saj zgjedhor. Në bazë të videove dhe publikimeve në internet, 22 vjeçari të le përshtypjen se ka probleme psikike.
Hetuesit thonë se kanë gjetur prova se Xhered Lofner kishte kryer një sulm të paramenduar. Gjashtë humbën jetën pas incidentit në qytetin e Tusonit dhe Lofner gjithashtu përballet edhe me akuza për vrasje. Personi i dytë që kërkon policia është taksisti që e solli atentatorin në vendin e ngjarjes. Ky person nuk duket se ka lidhje me atentatin. Në të gjithë Amerikën diskutohet nëse atentati ka lidhje edhe me gjendjen e tensionuar politike në vend. “Kolegët e mi janë shumë të shqetësuar. Sepse në dy, tre vitet e fundit atmosfera është bërë veçanërisht konfrontuese dhe dashakeqe", - shprehet deputeti demokrat, Steni Hojer. Gjatë fushatës zgjedhore për Kongresin Amerikan, politikania republikane Sarah Palin i kishte shenjuar me kryq 20 deputetë demokratë. Ndër politikanët e vënë me kryq ishte edhe Gabriell Gifords. Kryqëzimet ndërkohë janë hequr nga faqja e internetit nga grupi i punës së Sarah Palin. Komenti i palës republikane ishte se kryqëzimi ishte thjesht simbolik. Palin i ka shprehur ngushëllimet e saj viktimave të atentatit. Shumica republikane në Kongresin Amerikan ka anuluar të gjitha votimet për këtë javë. Edhe rrëzimin e projektit të Obamës për shëndetësinë. Në vend të kësaj republikanët dhe demokratët duan të zhvillojnë një seancë të përbashkët. Autoritetet mjekësore thanë se zonja Gifords është ende në gjendje kritike, por ata janë deri diku optimistë se ajo do ta marrë veten pasi u qëllua në kokë me armë zjarri. “Disa nga statistikat e plagëve me armë zjarri në kokë janë ekstreme. Në disa raste bëhet fjalë për 5 për qind mundësi për të jetuar; në raste të tjera mundësia mund të jetë deri në 30 për qind. Pra, vetë fakti që ajo ka mbijetuar deri tani dhe është në gjendje të reagojë është një mrekulli”. Mjekët thonë se zonja Gifords ka dalë nga koma, ndërkohë që pritet ta marrë veten pas operacionit.
Gjashtë persona mbetën të vdekur nga sulmi masiv i së shtunës në një dyqan ushqimesh në Tuson, ku zonja Gifords, e partisë demokrate, po takohej me banorët e zonës që përfaqëson. Mes viktimave ishin edhe një vajzë 9-vjeçare, një gjykatës federal dhe një anëtar i stafit të kongresit.
Funerali i Arizonës, SHBA-të në zi
Në Arizona janë përcjellë për në banesën e fundit gjashtë personat që mbetën të vrarë gjatë një sulmi të armatosur. Në të gjithë vendin kanë shpërthyer lot për viktimat si dhe të plagosurit, mes të cilëve edhe një kongresmene. Flamuri është ulur në gjysmështizë në të gjithë kombin, ndërsa presidenti Barak Obama udhëhoqi një minutë heshtje. Qirinj dhe fotografi në nderimin e tyre janë vendosur në të gjithë qytetet kryesore, nga njerëz të prekur prej ngjarjes. Personi i cili ndërmori sulmin, Xhered Lofner, u paraqit në Gjykatë dhe ai përballet me mundësinë e dënimit me vdekje. Kongresmenia Gabriel Gifords u godit në kokë dhe ndodhet në gjendje koma. Dy zyrtarë të lartë, një fëmijë dhe tre persona të tjerë u vranë gjakftohtësisht nga arma automatike e Lougner.
Bashkëshorti i Gifords: “Heroizmi i Gabriell, burim force për të gjithë”
Mark Kelli, bashkëshorti i kongresmenes së plagosur Gabriel Gifords, pas të shtënave ku u vranë gjashtë persona, ka bërë deklaratën e tij të parë publike lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Ai i falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe shprehu bindjen se bashkëshortja e tij do ta marrë veten së shpejti nga sulmi tragjik. "Gabriela po bënte atë që donte më shumë, kur ndodhi tragjedia"- u shpreh ai. “Historitë heroike janë një burim force për ne, në këtë moment të dhimbshëm”, tha më tej Kelli. Dashuria e pazakontë mes një astronauti dhe një kongresmeneje ka si personazhe: Gabriell Gifords dhe bashkëshortin e saj Mark Keli. Gifords po kurohet në një spital në Arizona të SHBA-ve, pasi u qëllua nga një 22-vjeçar. Burri që rrinte gjithmonë përkrah gruas së tij, kongresmenes Gifords, mund të konsiderohet një hero. Mark Keli, 46 vjeç, është shpallur nga revista “Irish America” si një ndër 100 burrat dhe baballarët më të përkushtuar.
Rrëfimi i shokëve për Lofner: Ishte paranojak dhe i fiksuar
Në një dalje në publik rreth tri vjet më parë, Gabriel Gifords mori një pyetje nga Xhered Lofner. Sipas shokëve të tij të shkollës së mesme pyetja ishte: “ǒështë qeveria, kur fjalët nuk kanë asnjë rëndësi?”. Lofner u irritua nga përgjigjja e saj, sepse nuk ishte tamam një përgjigje. “Ai reagoi në një mënyrë sikur donte të thoshte: “ǒmendoni për këta njerëz që punojnë për qeverinë dhe nuk mund të japin përgjigje për punën e tyre?”, rrëfeu një shok i 22-vjeçarit për “Associated Press”. Ai më tej shton se Loughner kishte antipati për zyrtarët dhe kishte bindjen se ata ndryshe vepronin, ndryshe i komentonin veprimet e tyre në publik. Komentet e miqve krijojnë tablonë e personi me probleme të dukshme paranoje. Këtu merren parasysh edhe postimet e tij të përhershme në rrjetet sociale, ku shfaqej si një nihilist i padëshifrueshëm, duke kaluar hera herës, nga mosbesimi në paranojë. Për një kohë, Lofner përdorur kanabis, si dhe pije të ndryshme alkoolike. Gjatë kohës së shkollës, shokët rrëfejnë se kishte konsumuar një sasi të madhe tekila, aq u dërgua menjëherë në spital sepse ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Spanjë
Madridi hedh poshtë armëpushimin e përhershëm të ETA-s
Qeveria e Spanjës e ka hedhur poshtë armëpushimin e përhershëm që e shpalli grupi separatist bask ETA. Komunikata e ETA-s nuk është e mjaftueshme, tha zëdhënësi i kryeministrit, Alfredo Perez Rubalkaba. Qeveria e ftoi grupin ETA, e cila është dobësuar nga arrestimet dhe bastisjet pas 50 vjet sulmesh të armatosura, që ta denoncojë dhunën dhe të heqë dorë nga armët. ETA, grup që ngarkohet për më shumë se 800 vrasje në luftën e armatosur për shtet të pavarur në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës, është dobësuar edhe nga rritja e mbështetjes ndaj politikës qeveritare në mesin e vetë baskëve.
Iran
Ahmadinexhad kërkon hetime për rrëzimin e aeroplanit
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka urdhëruar hetime për rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve, i cili shkaktoi vdekjen e 77 personave. Televizioni shtetëror tha se aeroplani Boeing 727 me 105 njerëz në bord u përplas dy ditë më parë afër qytetit veriperëndimor Orumije, pasi ishte ngritur nga Teherani.
Mediat thanë se dhjetëra njerëz janë plagosur, disa rëndë.
Ministri i Transportit tha se Ahmadinexhad ka urdhëruar hetime dhe se shkaku preliminar për aksidentin ishte "dukshmëria e ulët dhe mjegulla".
Sudan
Tensionohet situata nga zgjedhjet, 30 të vdekur
Votuesit në Sudanin e jugut iu rikthyen qendrave zgjedhore në ditën e dytë të referendumit 1-javor për pavarësi, por situata e tensionuar ka shkaktuar vdekjen e 30 personave në krahinën e diskutuar të Abeit. Numri i votuesve nuk ishte aq i lartë sa në ditën e parë, por ata dukeshin po aq të vendosur dhe shprehen të bindur për sigurimin e pavarësisë nga autoriteti i Khartumit.
Refendumi ishte pjesë e një marrëveshje të arritur në vitin 2005, për fundin e një lufte civile midis veriut musliman dhe jugut të krishterë, që shkaktoi të paktën 1,5 milion viktima.
11 Janar 2011