E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet, Felaj: Ruli favorizoi kompaninë pranë tij

Sipas deputetes Ermonela Felaj, ministri ka skualifikuar disa kompani në mënyrë të pa drejtë.

“Kompania italiane Radici Energie edhe pse kishte respektuar të gjitha direktivat e dhëna nga Ministria e Genc Rulit  skualifikohet prej garës koncesionare me sebepin e mospërmbushjes së kushteve teknike, në një kohë kur vetë ministria  e kishte informuar kompaninë se ishte e lirë t’i projektonte objektet hidrologjike përgjatë aksit të lumit Bënçë”, theksoi ajo. 

Deputetja tha nga hetimet për këtë rast, Avokati i Prokurimeve dhe Agjencia e Prokurimit arrijnë në përfundimin se kompania është skualifikuar në mënyrë të padrejtë. “Çuditërisht, pa pritur që Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve të shpallnin vendimet e tyre, Genc Ruli i kërkon qeverisë të drejtën për të organizuar një tjetër garë, për një tjetër koncension mbi lumin Bënçë; të drejtë të cilën e merr me vendimin e këshillit të ministrave Nr.216 date 21.2.2008”, vijoi ajo, duke shtuar se pas kësaj, hynë në garë një kompani tjetër e lidhur ngushtë me Rulin.

 “Së pari Genc Ruli favorizon kompaninë Ferar shpk duke shpallur një garë të dytë koncesionare kur ende nuk ishte mbyllur gara e parë; Së dyti, kompania Ferar shpk favorizohet duke marrë një bonus prej 5% te pikëve, me justifikimin se kjo kompani ishte propozuesi original i projektit të hidrocentraleve mbi lumin Bënçë edhe pse ideja origjinale që ofruar nga një tjetër kompani që në procedurën e parë koncensionare, kompania BAC shpk”, tha gjithashtu deputetja e opozitës./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-11 14:33
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›