E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Xubi" rrefen para policise vrasjen e Tahirit, deshmia

TIRANE - "Vrasjen e bera per tu hakmarre per vrasjen e vellait te vrare ne Greqi". Kjo ka qene fjalia e pare e thene para efektiveve te policise nga Fatmir Avdillari ose i njohur ndryshe "Xubi", dy dite me pare. Gjate deshmise se dhene para policise, 35-vjecari Avdillari e ka pranuar se, ka qelluar mbi Ardian Tahirin, nderkohe qe per policine ka treguar dhe vendin se ku e ka hedhur armen e krimit, llojin e se ciles nuk e ka treguar. E pikerisht per kete gje, dje polumbaret e RENEA-s, kane bere kerkime te shumta ne lumin Lane, ne afersi te ures prane pallateve me shigjeta. "Une e kam vrare Ardian Tahirin. Pasi kam dale nga burgu kam marre informacione per vdekjen e vellait Fiqiriut, ne Greqi. Ketu me kane thene se, autor i kesaj vrasjeje eshte Ardiani. Disa kohe pasi dola nga burgu, mora lajmin se ai do te vinte ne Shqiperi dhe ne Tirane, ku do te rrinte te disa njerez. Nje jave para se te vinte, kam blere armen dhe e kam pritur. Kisha dy dite qe e ndiqja, para se ta vrisja. Ate nate e gjeta ne nje lokal ne hyrje te Selites dhe vendosa ta vrisja. Kam hyre ne lokal kur te gjithe ishin duke pare televizor dhe kam nxjerre pistoleten. Qellova dy here ne te, ne koke dhe ne kraharor dhe me pas dola nga lokali. Duke shkuar ne shtepi kam hedhur pistoleten ne Lane, aty afer ures. Me pas u fsheha qe te mos me gjente policia, pasi ato qe ishin duhet te me kene njohur, deri sa vendosa qe te dorezohem pasi e dija qe me kishin rrethuar", ka qene deshmia e dhene nga Fatmir Avdillari, gjate marrjes ne pyetje nga policia, ne lidhje me vrasjen e 37-vjecarit nga Fieri, Ardian Tahiri. Me te marre te dhenat per armen e krimit, polumbaret e Policise se Shtetit kane kryer operacione ne lumin e Lanes gjate mengjesit te djeshem, per te gjetur armen e krimit. Kerkimet e forcave RENEA kane zgjatur per disa ore, pa sjelle ndonje rezultat. Pak minuta pasi kishte kryer vrasjen Avdillari, i njohur edhe pse pseudonimin "Xubi", e kishte hedhur armen dhe ishte drejtuar ne banesen e tij. Gjetja e armes se krimit do te dergonte me prova te pakontestueshme drejt gjykimit, Avdillarin, i cili e ka pranuar krimin, por policia dyshon se, ai nuk ka rrefyer te verteten ne lidhje me pistoleten.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›