E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Lampard, e bindë Abramovichin!

Frank Lampard duket se i ka mbushur mendjen bosit të Chelseat, Roman Abramovich. Forma e mirë që po kalon si dhe golat e shënuara javëve të fundit kanë bërë që bosi rus të mendoj për të ardhmen e Lampard në Chelsea.

Pasi shënoj golin e fitores për Anglinë në miqësoren ndaj Brazilit, Abramovich thuhet se ka bërë me dije që është i gatshëm të hapë bisedimet për kontratën e re të Lampard.

Ylli anglez është një nga më të preferuarit nga tifozët e Chelseat dhe se largimi i tij nga kjo skuadër do të shkaktonte shumë pakënaqësi. Lampard ka shënuar 10 gola nga 17 paraqitje këtë edicion në Premierligë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›