Yaya Toure mbron vëllanë Kolo
Yaya Toure ka insistuar se vëllai Kolo ka përkrahjen e plotë të bashkëlojtarëve të tij nga Manchester City, pas rezultatit pozitiv për doping. Ish-qendërmbrojtësi i Arsenalit, Kolo Toure është suspenduar së luajturi deri në dëgjimin e rastit nga Asociacioni i Futbollit dhe rrezikon dënim dyvjeçar nëse nuk arsyeton rezultatin pozitiv për një “substancë specifike”.
29-vjeçari beson se substanca erdhi nga një stimulues që përmbanin tabletat për dobësim të gruas së tij.
Në përkrahje të vëllait të tij, ylli tjetër i Cityt Yaya Toure tha për The Sun: “Kolo nuk ka përdorur asnjë substancë që është ilegale. Ai është i dëmtuar. I gjithë ekipi është ndikuar, sepse Kolo është anëtar i rëndësishëm për ne, njëri prej kapitenëve tanë, andaj kërkojmë zgjidhje të shpejtë të problemit.
Ne kemi besim të plotë te Kolo. Kam ardhur në Manchester City për shkak të insistimit të vëllait tim. Për mua do të jetë shumë vështirë të luaj pa të”. Edhe menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger komentoi lajmin. “Ai është i dëshpëruar, por ligësisht, ajo që është e ndaluar. Gabimi që ka bërë është se nuk u këshillua me stafin mjekësor të klubit, nëse duhej ta merrte atë”, tha Wenger.