Shakira nuk ndikon në formën e Piques

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka insistuar se lidhja e tij me këngëtaren e famshme, Shakira nuk do të ndikojë në paraqitjet e tij në fushë.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit në kohën e fundit është dashur të ballafaqohet me vëmendje të shtuar të medieve, pas fillimit të lidhjes me këngëtaren kolumbiane Shakira.
Megjithatë, 24-vjeçari ka thënë se jeta e tij private nuk do të ketë ndikim në paraqitjet e tij në fushë.
“Paraqitjet nuk varen nga jeta private e një njeriu”, tha Pique për mediet spanjolle. Reprezentuesi spanjoll ka pranuar se është i zemëruar që për shkak të suspendimit do të mungojë në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, kundër Arsenalit, por beson se partneri i tij, Carles Puyol do të jetë në dispozicion. “Jam i zemëruar që do të mungojë, por besoj se Carles do të jetë i gatshëm, edhe pse ka edhe disa ditë për t’u rikuperuar”, përfundoi Pique.