E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Yellen nis vizitën në Kinë me kritika

Sekretarja amerikane e thesarit Janet Yellen e ka nisur vizitën e saj katër ditore në Kinë, duke bërë thirrje për ndërmarrjen e reformave në tregun e ekonomisë së dytë më të madhe të botës dhe duke paralajmëruar se SHBA dhe aleatët do të kundërpërgjigjeshin ndaj atyre që i quajti praktika të padrejta ekonomike të Kinës. 

Sekretarja amerikane e thesarit tha se në Kinë kishte shkuar për të thelluar komunikimin dhe për të punuar drejt një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe konstruktimve mes dy vendeve. Por ndërkohë zonja Yellene bëri të qartë se Uashingtoni do të verpronte për të mbrojtur interest e tij të sigurisë kombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Komentet zonja Jellen i bëri gjatë një takmi me kompani amerikane që bëjnë biznes në Kinë.  

Udhëtimi i sekretares amerikane të thesarit në Kinë synon uljen e tensioneve mes Washingtonit dhe Pekinit, të cilat u përshkallëzuan pasi ushtria amerikane qëlloi dhe rrëzoi një ballonë kineze që fluturonte mbi terriotirn e SHBA-ve. 

Sekretari i shtetit Antony Blinken ishte në Pekni muajin e shkuar, ku arriti të merrte dakordësinë e presidentit kinez Shi Xhinping që konkurrenca mes dy vendeve të mos kthehej në konflikt.

I dërguari i presidentit Biden për çështjet klimatike Xhon Kerri pritet të shkojë në Kinë në fund të këtij muaji. 

Shtimi i kontakteve diplomatike mes dy vendeve vjen në një kohë që flitet për mabtjejn në muajin shtator  ose nëntor të një takimi mes Shi Xhinping dhe presidentit Joe Biden.

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›