Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Milano, humbin jetën 6 persona, plagosen 81 të tjerë

Një zjarr ka rënë në shtëpinë e të moshuarve në Milano, në via dei Cinquecento, e për pasojë 6 persona kanë ndërruar jetë dhe 81 të tjerë janë plagosur.
Mediat italiane raportojnë se zjarri ka rënë në njërën nga dhomat në katin e parë, duke u përhapur më pas edhe në katin e dytë.
Viktimat janë përkatësisht të moshave: një 69-vjeçare, një 87-vjeçare, një 75-vjeçare, një 84-vjeçare, një 85 vjeçare dhe një burrë 73 vjeçar.
Dy nga të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 81 të tjerë janë shpëtuar.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kryebashkiaku i Milanos Giuseppe Sala teksa e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë, u shpreh se bilanci mund të kishte qenë edhe më tragjik, por fatmirësisht zjarri u vu nën kontroll.
/rtsh.al/