E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Kupës, më 6 majFinalja e edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë do të luhet, më 6 maj dhe jo më 13 maj, siç ishte edhe programuar më parë. Ardhja e Milanit për të luajtur një ndeshje miqësore në Tiranë, më 12 maj

Finalja e edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë do të luhet, më 6 maj dhe jo më 13 maj, siç ishte edhe programuar më parë. Ardhja e Milanit për të luajtur një ndeshje miqësore në Tiranë, më 12 maj, me një seleksion të përbërë nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar, afroi dhe datën e finales së kompeticionit të dytë më të rëndësishëm.

Finalistët e këtij edicioni do të dalin nga çiftet Tirana-Vllaznia (ndeshja e parë 0-0) dhe Shkumbini-Flamurtari (ndeshja e parë 0-1). Fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë është Vllaznia, që fitoi vitin e kaluar 2-0 me Tiranën.

E Marte, 28 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›