Yjet e Real Madrid në Shqipëri. Përfitimet për familjet e përmbytura

Reali i Madridit ka vizituar per here te pare Shqiperine, per ndeshjen miqesore kunder Gramozit ne edicionin e trete te Kupes “Taci Oil. Galaktikeve te futbollit botëror, si Rikardo Kaka, Cristiano Ronaldo, Raul apo Kasijas i eshte rezervuar nje pritje e nxehte nga tifozet shqiptare, te cilet ne dy edicionet e para kane pare ne “Qemal Stafa” Milanin. Edhe ky edicion i trofeut “Taci Oil” do te kete karakter bamirës, por ndryshe nga dy ndeshjet e para, kete here te gjitha përfitimet nga shitja e biletave do te shkojne ne ndihme te banoreve te zonave te permbytura ne veri te vendit.
“Tashmë është bërë i qartë synimi i kompanisë sonë për ta ngritur këtë
trofe në nivelin e një traditë të konsoliduar në të cilin janë të
ndërthurura më së miri vlerat sportive dhe ato humanitare. Bashkë me
klubin e Real Madridit vendosëm që të gjitha të ardhurat e mbledhura nga
shitja e biletave të kësaj ndeshjeje t’i kalonin tërëisht familjeve të
përmbytura” tha Anika Taci, përfaqësuese e “Taci Oil”.
Ne konferencen per shtyp ku merrnin pjese trajneri i Realit te Madridit,
Manuel Pelegrini dhe yjet e futbollit botëror Kaka e Ronaldo, tekniku
madrilen eshte shprehur se kjo ndeshje miqesore merr me shume vlera kur
behet fjale per humanizem.
“Jam shume i lumtur qe ndodhemi ketu ne Shqiperi. Kemi mesuar se me pare
ketu ka luajtur nje tjeter skuader e rendesishme si Milani. Ne e
vleresojme kete ndeshje, pasi ne te kunderten nuk do te ishte serioze
nga ana jone. Sidoqofte eshte nje ndeshje miqesore, por qe merr me shume
vlera kur behet fjale per bamirësi” tha Pelegrini.
Nderkohe, Rikardo Kaka dhe Kristiano Ronaldo, te cilet e kane vizituar
edhe me pare Tiranen, kane bere te ditur se shpresojne qe prania e tyre
t’i ndihmoje femijet shqiptare per te ardhmen e tyre.
“Kjo eshte hera e dyte qe une vizitoj Shqiperine, pasi ne ndeshjen e
pare nuk munda te vij me Milanin. Nuk mund te bej krahasime, pasi
periudha qe kam qëndruar ketu ka qene e shkurter. Sidoqofte, jam i
lumtur qe ndodhem perseri ne Shqiperi dhe me behet qejfi kur mesoj se
shume femije jane tifoze te mite dhe mbajne fanellen me emrin tim” tha
Kaka.
“Besoj qe ardhja jone ketu te jete nje shprese per te gjithe femijet qe
jane ne veshtiresi, qe ata te rriten duke luajtur futboll duke na pare
ne dhe realin e Madridit. Kjo eshte hera e dyte qe vij ne Shqiperi, por
atehere ishte ndryshe, pasi Portugalia luante nje ndeshje shume te
rendesishme kualifikuese” tha Ronaldo.
Gjate gjithe konferences per shtyp dy futbollistet e famshem kane folur
edhe per transferimet e dyre te bujshme te Reali i Madridit, duke thene
se ndjehen te lumtur te “Los blancos”.
Nertan Prifti
< I mëparshmi