E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen infeksionet respiratore

Infeksionet respiratore ne popullsine e vendit tone paraqiten ne nje numer me te larte se nje vit me pare. Gjate muajit tetor te 2009 pati nje rritje te menjehershme te numrit te pacienteve me infeksione respiratore, e cila lidhej dhe me faktin e qarkullimit te virusit pandemik ne vendin tone, A/H1N1. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik, numri me i madh i rasteve te infeksioneve respiratore akute verehet ne moshat feminore.

Burime zyrtare prane ISHP thone se aktualisht jemi ne fazen e
aktivitetit sezonal normal per stinen. Per sa i perket situates se
gripit A/H1N1, ne vendin tone deri tani ne laboratorin e virologjise
prane ISHP, jane analizuar rreth 3 mije mostra te grupmoshave nga 15-24
vjec, nga Tirana dhe rrethet. Aktualisht, ne vendin tone numri i rasteve
te konfirmuara shkon ne 446 persona, te prekur nga virusi A/H1N1, apo
gripi i derrit. Shumica e rasteve te konfirmuara jane te moshes 25 vjec,
dhe pjesa me e madhe e tyre jane nga Tirana.

Te dhenat e ISHP thone se shenjat klinike te rasteve te konfirmuara
gjate dy javeve te fundit kane qene mesatare. Survejanca ne te gjithe
vendin eshte plotesuar me informacionin mbi shtrimet ne te gjitha
spitalet e vendit, si dhe eshte perforcuar survejanca per zbulimin dhe
monitorimin e rasteve te semundjeve te renda respiratore. Nderkohe, ne
vendin tone numerohen 12, numri i personave qe kane humbur jeten nga
virusi A/H1N1. Viktima e fundit ka qene nje 64-vjecar nga Durresi, i
shtruar prej nje muaji ne senatorium. Sipas Ministrise se Shendetesise
viktima ishte nje duhanpires qe prej 30 vjetesh, ndersa vuante nga
hipertensioni.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›