E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste padit ne prokurori Ministrine e Kultures



TIRANE - Partia Socialiste ka dorezuar ne Prokurorine e Pergjithshme kerkesen per ndjekje penale ndaj funksionareve te Ministrise se Kultures per shperdorim te fondeve te akorduara per Qendren Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori. Kerkesen e tyre socialistet e mbeshtetin ne pese pika kryesore. Ne piken e pare konsiderohen si te humbura fondet e akorduara nga Ministria e Kultures per projektin e adaptimit dhe shnderrimit te Piramides ne teater kombetar fonde keto te prokuruara me konkurs nderkombetar dhe te levruara ne favor te studios Louis Berger ne nje shume prej 130 mije eurosh. Se dyti per zbatimin e projektit pas procedurave te prokurimit nga studio fituese eshte kontraktuar firma fituese greko-shqiptare Orion sa ak art me administrator Astrit Kuqin. Sipas nje prononcimi te zotit Kuqi firma e tij ka kryer 33 per qind te volumit te punimeve te cilat jane perdorur sipas situacioneve qe vertetojne punimet e kryera. Sic thuhet ne dokumentin e dorezuar nga PS-ja pagesa qe ka shkuar ne kete rast ne favor te ketij subjekti eshte mbi 2 miliarde leke. Se treti thuhet ne dokument sipas dispozitave te Kodit Civil Ministria e Kultures penalizohet per prishje te njeanshme te kontrates me firmen qe po kryen rikonstruksionin. Se katerti Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori eshte shpallur Monument kulture dhe ne kete rast shembja e saj sic argumentohet ne kerkesen e Partise Socialiste shkel haptazi Ligjin Nr. 9048 date 7 prill 2003 Per trashegimine kulturore ku pikerisht pergjegjese per zbatimin e tij eshte Ministria e Kultures. Ne piken finale ne dokument shkruhet se objekti ne fjale nuk ka asnje lloj lejeje nga Keshilli i Rregullimit te Territorit dhe Ministria e Kultures si ent prokurues duhet te ishte pajisur me lejen perkatese. Si perfundim thuhet ne dokumentin e Partise Socialiste dorezuar ne Prokurorine e Pergjithshme listimi i fakteve te tilla te cilat jane bere publike si dhe fakteve te tjera te cilat do tju rezultojne gjate procesit hetimor kryerja e veprimeve dhe mosveprimeve ne kundershtim flagrant me ligjin nga ana e funksionareve te Ministrise se Kultures i ka sjelle nje dem te konsiderueshem buxhetit te shtetit si dhe mund tu kete sjelle perfitime te padrejta personave te trete duke shperdoruar dhe cuar dem vlera monetare qe jane pasuri e te gjitheve.
Per te gjitha keto arsye Partia Socialiste i ka kerkuar Prokurorise se Pergjithshme te ndjeke penalisht per shperdorim te kontributeve te dhena nga shteti te te gjithe funksionareve shteterore qe do te rezultojne pergjegjes per kete ceshtje.

19 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›