E Diel, 1 Nëntor 2026

Yjet në hotele vetëm vjedhje përmes çmimit, ministri Turku: Do ti rishikojmë

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 25 Gusht NOA - Në Shqipëri numërohen mbi 600 mijë njësi akomoduese, por vetëm 5 për qind e tyre kanë vulën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), për sa i përket kushteve dhe standardeve që ato ofrojnë.

Kjo është një nga arsyet pse shpesh herë zhgënjehemi nga raporti hotelier çmim-shërbim.

Ministri i MTKRS Ardian Turku, deklaron se ka ardhur koha që të rishikohen kriteret e klasifikimit të hoteleve, pasi ato nuk ofrojnë standardin e kërkuar.

Jam i mendimit se ka vend për të riparë kriteret e liçensimit të hoteleve në raport me kushtet që ato ofrojnë. Ka vend që këto kritere të forcohen më tej, pasi një pjese e hoteleve nuk respektojnë standardet për të cilat janë klasifikuar, - thotë Turku.

Ministri deklaron se ka vend për ti tërhequr vëmendjen komunitetit të biznesit, i cili nuk i përputh çmimet e kripura me kushtet akomoduese.

Por, në kushtet që pjesa më e madhe e hoteleve është e paliçensuar kontrolli nga ana e shtetit mbetet i pamundur.

Duke folur për sezonin turistik të këtij viti, ministri pranon disa pika të dobëta të këtij sektori.

Pavarësisht punës së bërë nga pushteti vendor, sërish mund të themi se vërehen mbeturina përgjatë bregut të rërës në disa zona turistike, - thotë Turku.

Kurse shton se nga ana tjetër, fluksit në rritje të numrit të turistëve nuk iu përgjigj në nivelin e duhur infrastruktura.

Ky sektor mbetet sërish problematik dhe këtu duhet të përmend trafikun e rënduar në zonën e Durrësit dhe të Vlorës, të evidentuar këtij viti, - evidenton Turku duke mos lënë pa përmendur edhe defektet e energjisë, si një problem më vete.

Sipas të dhënave zyrtare nga MTKRS, deri në fund të muajit korrik 2009 numërohen të kenë hyrë në Shqipëri, 1 milion e 600 mijë turistë, ose 36 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ministri Turku pohon se me këto shifra është kaluar edhe parashikimi i Organizatës Botërore të Turizmit, e cila tha përpara sezonit se do të kishte një rënie për shkak të krizës globale. Duke iu referuar këtyre të dhënave në Shqipëri kanë hyrë 210 jahte.

/r.l/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›