E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbarojnë shkronjat e targave, ja 3 variantet

Numrat e serive për targat e makinave tashmë po mbarojnë. Duke arritur deri në serinë S po tregohet se kërkesa e vendasve për targa të reja ose edhe shtimi i numrit të automjeteve në Shqipëri së shpejti do të sjellë edhe një rikonceptim për mënyrën e shkrimit të targave në vend. Edhe pse ende nuk është vendsur gjë drejtoria e politikave të trasportit rrugor është duke u marrë tashmë me disa variante të cilat do të zëvendësojnë këtë ekzistues. Për momentin targat rezultojnë të jenë me 4 numra dhe një shkronjë të alfabetit në fund. Pior ja cilat janë tre variantet e tjera : një variant është që të shtohet një numër dhe të ketë vetëm një shkronjë anash, varianti i dytë është që të jetë po kjo sasi numrash vetëm që në fund të tagës të jenë dy numra, kurse tjetri është që të jenë 6 numra dhe dy shkronja mes tyre.
Akoma nuk është vendosur se cila do të jetë mënyra për të shkruar target e makinës dhe madje mund të futen në përdorim apo edhe të merren modele të reja nga vendet e Europës perëndimore të cuilat në përmbajtjen e tyre kanë në përdorim më tepër shkronja të aklfabetit sesa numra duke qënë se edhe përdorimi i makinave si numër por edhe i ndërrimit të tyre është gjithnjë e në rritje.
Pas serisë S e cila për rreht një muaj pritet që të përfundojë, në Shqipëri do të vijojë seria T, V, X dhe Y. ndërkohë që seritë Z dhe U janë në përdorim njëri nga ana e makina zyratre apo shtetrore dhe tjetra nga ana e Ushtrisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›