E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti ne Bulqize: Jo shfrytezim i kromit pa kriter

Shfrytezimi i kromit ne Minieren e Bulqizes nuk do te jete me spontan. Ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka publikuar dje ne qytetin e Bulqizes nje vendim te kater ministrive me te cilin ngrihet nje task force per te rregulluar situaten atje. Plani i Veprimit eshte firmosur nga ministri i Ekonomise ministri i Brendshem, ministri i Financave dhe ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Ne baze te tij ngarkohen te gjitha strukturat e posacme te kater ministrive, qe te angazhohen ne disiplinimin e aktivitetit minerar ne zonen e Bulqizes. Firmosja e urdhrit per miratimin e Planit te Veprimit vjen si nje reagim i kater ministrive per situaten problematike te konstatuar kohet e fundit ne zonen minerare te Bulqizes. "Gjate javeve dhe muajve te fundit kemi pasur ne Bulqize nje situate jo normale te aktivitetit minerar. Aktivitet ne zona te rrezikshme, ne disa raste aktivitet te kompanive te palicencuara, pra aktivitet te jashteligjshem minerar, dhe ne disa raste eshte konstatuar se neper miniera punojne persona nen moshen e punes" tha Prifti. Duke u ndalur te urdhri, ministri Prifti tha se, nepermjet tij ngarkohen te gjitha strukturat e ministrise se Ekonomise; struktura te ministrise se Financave, si Tatimet dhe Doganat; strukturat e ministrise se Brendshme, si Policia; struktura te ministrise se Punes, si inspektoriati i Punes, te vihen nen drejtimin e Prefektit te Qarkut te Dibres. Pra, sqaroi ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, krijohet nje Taks Force e vecante per te kontrolluar dhe disiplinuar te gjithe veprimtarine e biznesit minerar ne zonen e Bulqizes. Shqiperia eshte nje nder vendet me te pasur me krom dhe industria e kromit eshte shume e rendesishme per ekonomine shqiptare dhe se, eshte shume e rendesishme qe ky aktivitet te zhvillohet sipas ligjit, qe kompanite te jene te licencuara dhe te zbatojne rregullat e sigurimit teknik, qe te garantohet jeta e minatoreve dhe e komunitetit ne te gjithe aspektet.

Bashkepunimi
Plani i Veprimit eshte firmosur nga ministri i Ekonomise ministri i Brendshem, ministri i Financave dhe ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Ne baze te tij ngarkohen te gjitha strukturat e posacme te kater ministrive, qe te angazhohen ne disiplinimin e aktivitetit minerar ne zonen e Bulqizes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›