E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Bufi Si duhet te funksionoje Parlamenti

Ish-deputeti sjell per lexuesit Tempulli i demokracise. Botuar pak kohe me pare nga Ombra GVG ky liber eshte nje trajtim i gjere i teorise dhe praktikes se parlamentarizmit. Pas promovimeve ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne Prishtine Bufi shkon se shpejti ne Shkup e Tetove

Tre vjet me pare i ngacmuar nga nje boshllek ne literaturen per parlamentarizmin por edhe nga pervoja e gjate ne kete institucion Ylli Bufi nisi te shkruaje nje liber. Tempulli i demokracise botuar pak kohe me pare nga Ombra GVG eshte nje trajtim i gjere i teorise dhe praktikes se parlamentarizmit. Ish-deputet Bufi tenton te sjelle ne kete liber pervojen e tij se si duhet te funksionoje Parlamenti per te siguruar nje sistem te shendoshe demokratik.

Vetem pak kohe me pare ka dale ne treg libri juaj me i fundit Tempulli i demokracise. Si lindi ideja dhe kur nisi angazhimi juaj

Ideja per te shkruar nje liber te tille lindi nga nje konstatim i imi per nje boshllek ne literaturen mbi parlamentarizmin. E kam ndier kete mungese ne vitet e shumta si deputet dhe puna nisi me qellimin e hartimit te nje libri qe tu sherbente se pari deputeteve. Gjate procesit te shkrimit e pashe te nevojshme qe libri te perfshinte nje trajtim me te gjere duke i sherbyer keshtu jo vetem kolegeve te mi por edhe studenteve te shkencave politike. Eumlshte nje pune trevjecare qe e trajton parlamentarizmin ne tri aspekte se pari ne aspektin e se drejtes parlamentare ne aspektin e menyres se funksionimit te Parlamentit ne nje sistem politik dhe se treti rolin e Parlamentit ne nje sistem demokratik.

Cfare perfaqeson Parlamenti per ju qe keni qene pjese e tij si deputet dhe cfare duhet te perfaqesoje per shoqerine civile

Qe ne parathenien e librit une kam theksuar se Parlamenti eshte institucioni me i rendesishem i nje shteti institucioni qe formeson jo vetem politiken por edhe vet politikanet. Me nje karriere te pasur ne ekzekutiv por edhe ne legjislativ ne pikepamjen time Parlamenti eshte institucioni i vetem qe te jep mundesi realisht per te perfaqesuar drejtpersedrejti interesat e njerezve qe te votojne. Kjo perben bazen e cdo politike. Nese keto raporte nuk funksionojne sic duhet atehere fillojne te ndjehen mungesat e institucionit te Parlamentit. Prandaj e konsideroj si institucionin qe perben strumbullarin e demokracise dhe institucionin qe provon se sa funksionale eshte vet demokracia.

Sa demokratik eshte Parlamenti yne

Titulli qe kam zgjedhur per ti vene ketij libri Tempulli i demokracise me teper se nje bindje e imja eshte nje vleresim qe behet per te theksuar nevojen qe kemi per te pasur besim te politika te perfaqesuesit e popullit. Per kete arsye i referohem tempullit si nje institucion te besimit. Kur zgjedhesit e humbasin kete besim eshte momenti i krizes se sistemit demokratik. Eumlshte shume e rendesishme qe votuesit te kene besim se vota e dhene prej tyre nuk do te shkoje dem se njerezit qe kane zgjedhur do te perfaqesojne interesat e tyre. Se sa reflektohet kjo realisht ne Kuvendin e Shqiperise kerkon nje analize me komplekse qe lidhet me traditen me kulturen dhe zhvillimet politike ne vend. Aktualisht Parlamenti i Shqiperise eshte nje institucion me funksion mjaft te rendesishem. Me gjithe problematiken e tij do ta vleresoja si nje institucion pa te cilin nuk mund te ekzistonte sistemi demokratik ne Shqiperi.

Si eshte pritur ky liber ne qarqet politike

Eumlshte pritur shume mire. E them kete duke iu referuar jo vetem aktiviteteve promovuese por edhe ne takime te tjera ku kam vene re se libri ka gjetur lexues edhe jashte kategorise se kolegeve deputete. Aktivitetet ne Prishtine dhe Shqiperi ma kane deshmuar kete. Se shpejti me iniciative te zvkryeministrit te qeverise maqedonase do te kete promovime ne Tetove dhe ne Shkup. Libri do te prezantohet ne dy universitete te Tetoves e me tej ne Akademine Diplomatike ku do te mbaj edhe nje leksion mbi raportet parlament-qeveri ne nje sistem demokratik. Do jem shume i nderuar qe ky aktivitet iniciohet nga vet zvministri ku marrin pjese edhe mjaft politikane shqiptare ne Maqedoni si dhe studente te universiteteve te Tetoves.

Pasi libri arrin te lexuesi i pare per autorin lindin dyshime nese mund ta kishte bere edhe me mire. E quani te mbyllur kete liber

Besoj qe jo. Vet diskutimet e shumta qe kane lindur pas botimit te librit ndonese eshte nje kohe relativisht e shkurter tregojne se libri ka mjaft gjera qe mund te zhvillohen ndryshohen. Se shpejti pas disa muajsh mund te kete edhe nje plotesim te metejshem te tij.

Ju folet per nje mungese te literatures se parlamentarizmit. Ne cilat aspekte eshte kontributi i ketij libri

Ne kete zhaner ka disa tekste qe flasin per historine e parlamentarizmit apo aspekte te vecanta te tij por jane kryesisht tekste shkollore. Ne kete liber vec trajtimit teorik te parlamentarizmit besoj qe trajtohet me gjere aspekti politik si ne planin historik ashtu dhe ne ate praktik. Do te citoja nje vleresim nga nje deputet njekohesisht edhe pedagog ne Universitetin e Prishtines i cili tha se Libri trajton teorine dhe praktiken e parlamentarizmit. Kjo vjen nga eksperienca e gjate qe une kam pasur ne fushen parlamentare. Ideja bosht e ketij libri reflekton nevojen e reformimit te vazhdueshem ne Kuvendin e Shqiperise. Kjo eshte pervoja e institucioneve parlamentare me demokraci te konsoliduar ne shume vende te Europes te cilat efektivitetin e tyre e mbeshtesin ne reformat e vazhdueshme. Nuk mund te kete nje model nje rregullore apo nje kornize kushtetuese te percaktuar njehere e pergjithmone per secilin vend. Pavaresisht specifikave qe kane vende te ndryshme lind nevoja e reformimit te vazhdueshem jo vetem per tiu pershtatur zhvillimeve politike por per te qene nje institucion i rendesishem ne sistemin demokratik. Prej kohesh diskutohet raporti Qeveri-Parlament Parlamenti gjithnje e me shume ka nevoje per reformim per te rritur rolin e tij ne drejtim te qeverise. Kjo perben edhe nje nga sfidat qe ka sot Kuvendi i Shqiperise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›