E Shtunë, 31 Tetor 2026

Green Card Rekord kerkesash ndrra lufton krizen

Cdo vit miliona njerez aplikojne per te fituar. 15 milione vetem vitin e kaluar u perpoqen te merrnin 1 nga 50 mije lejet e punesimit dhe qendrimit ne SHBA. Gjiganti amerikan vazhdon te jete joshes per te gjithe pavaresisht rritjes se shume fuqive te tjera ne bote

Prej shume vitesh te punosh dhe te jetosh ne token e premtuar mbetet endrra me e madhe per miliona e miliona vete ne te gjithe boten. Ndoshta sepse Amerika shihet si toka qe ofron mundesi te barabarta per te gjithe te ofron pune dhe jete me te mire per femijet. Eumlshte shpresa e vetme per ata qe vijne nga vendet e botes se trete dhe jo vetem. Plot 15 milione njerez vitin e kaluar e provuan fatin ne lotarine qe mund ti pajise ata me Karten Jeshile sepse vetem kjo u fundit u jep mundesi qendrimi dhe punesimi ne Amerike madje edhe shansin qe pas pese vjetesh te behesh qytetar amerikan me te drejta te barabarta me ata qe kane lindur aty. Por vetem 50 mije me me fat moren permes postes nje zarf pavaresisht se ku jetonin ne Nigeri Gana Bangladesh. Karta Jeshile qe nuk eshte aspak jeshile por e kuqe konsiderohet si celesi magjik per te hapur dyert e se ardhmes. Edhe pse e ardhmja mund te jete si shofer taksie ne Manhatan apo pastruese e ndonje moteli ne Oklahoma. Edhe pse pas ca kohesh SHBA nuk do te jete me ekonomia me e fuqishme ne bote e do te jene miliarda kinezet dhe indianet qe do ta gezojne kete post por Amerika ashtu si e njeh bota nuk ka konkurrente ne forcen e saj te joshjes. Asnje fuqi tjeter industriale apo financiare mbi toke nuk ofron te njejtin kombinim te te drejtave civile dhe atyre ekonomike lirise dhe pranimit multiracor. Nje kombinim qe edhe depresioni i ekonomise dhe presioni ksenofob nuk ka arritur ta ndale. American dreams mbetet endrra qe miliona gra dhe burra ne Afrike ne Azi dhe sidomos ne Ameriken Latine vazhdojne te enderrojne. Qekur kongresi miratoi ne vitin 1990 ligjin per Diversity Visa DV Lottery Program sic quhet zyrtarisht kjo lotari boterore per lejen e qendrimit dhe punesimit e hapur per kedo qe ka mbushur 18 vjec dhe ka nje diplome te shkolles se mesme masat e lodhura dhe te uritura qe moren pjese ne lotarine e shpreses jane rritur gjithmone ne menyre galoponte nga dy milione qe ishte numri i tyre atehere ne 15 milione tani. Perkundrazi nga sistemi i vjeter i kuotave qe dukej sikur me qellim diskriminonte ata qe kerkonin te beheshin amerikane duke e fiksuar numrin e lejeve te dhena per cdo shtet me preferenca te theksuara per Europen DV dekreti per diversitetin eshte perpjekur te jete sa me i drejte dhe i barabarte duke ia besuar fatit teseren magjike. Por Karta Jeshile nuk e ka zgjidhur ende problemin e emigrimit te paligjshem qe nuk njeh as lotari dhe as durim te pafund per te pritur fatin ti buzeqeshe nje dite. 15 mije vende per 15 milione konkurrente jane thjesht nje pike uji ne oqeanin e endrrave. Por jo gjithmone endrra e shumepritur realizohet dhe gjithcka shkon vaj. Mes refuzimeve te pritura mire ka edhe nga ato qe perjetohen shume keq sic ishte rasti i egjiptianit Mohammed Ali Hedayet qe vrau dy te pafajshem ne Los Anxhelos dhe qe kishte hyre ne vend fale lejes se qendrimit qe bashkeshortja kishte fituar. Por problemi i sigurise qe programi DV paraqet dhe qe sot mbeshtetesit e Tea Party qe jane kunder te huajve denoncojne nuk ka nevoje per fat qe te manifestohet. Ohammed Atta lideri i sulmeve te kullave binjake kishte provuar te hynte ne SHBA permes lotarise por nuk kishte fituar. Pastaj ashtu si 500 mije ilegalet qe vijne ne vend cdo vit kishte hyre me nje vize turistike. Nje milion qytetare te rinj betohen cdo vit perpara nje gjykatesi federal nje shifer tjeter e pakrahasueshme ne bote dhe perqindja e poseduesve te lejes se qendrimit dhe te punesimit ajo qe 50 mije te zgjedhurit e ketij viti do te kene sa vjen e rritet. Nuk ka nevoje dhe as domosdoshmeri praktike per kalimin nga Karta Jeshile te pasaporta blu me stemen e Republikes Federale ne kapak. Leja eshte e vlefshme per dhjete vjet pervecse duhet mbajtur parasysh qe te rinovohet vazhdimisht. Ajo te jep te gjitha te drejtat pervec asaj te votes dhe detyrimeve duke nisur qe nga pagimi i taksave. Megjithate 52 per qind e mazhorances perballet me rrugen burokratike per ta shkembyer pas kater vjetesh e gjysme me natyralizmin nenshtetesine e plote. Cives americanus sum eshte shprehja qe thone te pakten 1 milion qytetare te huaj ne vit te cileve atdheu i ri ai i endrrave i ofron cdo lloj rreziku dhe cdo shperblim te mundshem pervec atij per tu bere President qe ka si kriter lindjen. Kjo e fundit duhet te kete qene patjeter toke amerikane. Por ai vend ashtu sic thone disa fanatike te ekstremit te djathte eshte tashme i zene nga nje i huaj i ardhur prej Afrikes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›