Ujkani nje bast i fituar dhe nje e ardhme e garantuar
Vazhdon jehona e paraqitjeve te mira te portierit te kombetares se Shqiperise Samir Ujkanit ne radhet e skuadres se Novares ne Serine B italiane. Nje gje te tille eshte perforcuar akoma edhe me shume pas lojes se shkelqyer te gardianit nga Kosova ne fitoren e rendesishme te javes se fundit qe Novara mori te marten ndaj rivales Rexhina. Ky takim perfundoi me rezultatin 3-1 ne favor te vendasve ku protagonist i padiskutueshem ne kete triumf ishte edhe portieri Ujkani me disa pritje te mrekullueshme te tij. Novara fluturon me kosovarin ne porte dhe me nje ekip qe po cudit gjithe italiane. E meriton plotesisht vendin e pare ne tabelen e klasifikimit te Serise B pasi edhe kunder Rxhines tregoi nje nivel te larte. Te shumta jane skuadrat e medha qe interesohen per te blere xhevahiret e saj. Sipas portalit te njohur sportiv italiane Datasport mes basteve te tjera te fituara eshte edhe ai i portierit Ujkani i jashtezakonshem ne ndeshjen ndaj Rexhines. Ai eshte i marre ne forme huazimi nga skuadra e Palermos dhe tashme ka demonstruar se mund te kete nje te ardhme te rendesishme. Nderkohe shtypi prane skuadres siciliane pronare te kartonit te kosovarit Ujkani eshte zevendesuesi me i mundshem i Sirigut mes dy shtyllave te portes se Palermos per sezonin e ardhshem.