Berisha: Roli im ne themelimin e PD me 12 dhjetor
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, i cilesoi qesharake deklaratat e fundit te paraqitura ne media per mohimin e kontributit te tij ne themelimin e partise qe ai drejton, pasi sipas tij, ka dokumente qe faktojne se kush kane qene ata te cilet ne 23:00, me 11 dhjetor themeluan Partine Demokratike. "Jane dokumente te cilat jane aty per legalizimin e saj, jane dokumente qe faktojne se kush u zgjodh ne Komisionin Nismetar, pasi duhet te krijohej ne te gjitha rrethet. Ndaj ketu nuk ka nevoje per komente, ideja per themelimin e PD", beri te ditur Berisha. Sipas tij, ideja per pluralizmin politik ne Shqiperi eshte nje ide e mbrojtur dhe e shprehur para 12 dhjetorit. Per kete gje, ai solli ne vemendje shkrimit dhe publikimet qe ndodhen ne te gjitha bibliotekave te vendit dhe qe jane te botuara ne te gjitha mediat e kohes. "Dhjetori i vitit '90 e gjeti Shqiperine pasi intelektualet shqiptare kishin kerkuar ne menyre te prere pluralizmin politik, te mendimit, dhe ndaj theksova, PD u themelua si nje shkrirje e trimerise se guximit legjendar te studenteve dhe mendimit intelektual me te avancuar te kohes", komentoi zhvillimet e atyre viteve, lideri i selise blu. Sipas tij, ditet e fundit, ose dy javet e fundit, bllokmenet e rinj, ne traditen me te shemtuar te eterve te tyre, jane perpjekur te manipulojne, te falsifikojne historine. "E verteta eshte se Ramiz Alia ka qene kunder pluralizmit politik, ai sundohej fund e krye, kembe e koke, nga zonja e zeze Nexhmije Hoxha dhe ish-shefi i Sherbimeve Sovjetike ne Shqiperi, Sofokli Lazri", u shpreh Berisha. Ai nenvizoi se ne vitet '90, ata ekzekutonin te rinj shqiptare ne kufijte te vendit dhe keta bllokmen te rinj duan te paraqesin eterit e tyre si mbeshtetes te pluralizmit.