E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Antimafia, jetik per heqjen e vizave e integrimin ne BE"

Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, vleresoi dje se kundershtia qe ben opozita per pallatet e ndertuara mbi rruge publike, nuk kane asnje lidhje me interesat e zgjedhesve te tyre, me interesat e tyre ne teresi. "Nese opozita mendon se ne kemi trajtim politik ndaj pallatit qe zoti Rama ka ndertuar me Dash Pezen, u bej thirrje, me gjeni nje tjeter ne Shqiperi qe ne nuk do te mbajme te njejtin qendrim, te gjejne nje pallat tjeter te ndertuar mbi rruge dhe ne te mbajme nje qendrim te ndryshem, absolutisht nje dhe vetem nje", deklaroi lideri i mazhorances. Sipas tij, askush nuk do ta perdore politiken per ekonomine e tij te krimit. Ai nenvizoi gjithashtu se opozita ngrihet kunder ligjit antiamfia, nje ligj jetik per heqjen e vizave, per paqen dhe sigurine e qytetareve shqiptare. "Ky ligj i cili funksionon me gjithe fuqine e tij ne Itali, Britanine e Madhe dhe vendet e tjera, ky ligj nuk u perputhka me te drejtat e njeriut ne Shqiperi, ky ligj garanton te drejtat dhe lirite e qytetareve", solli ne vemendje Berisha. Duke vijuar me tej, kryedemokrati tha se "ne rast se ata protestojne se paska Dulaku jaht, ju garantoj qe nuk eshte vetem ai me jaht, por ka edhe djathte, ligji nuk synon as te majte apo te djathte, ligji synon industrine e mafies dhe te trafiqeve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›