E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sensi: Totti shpreh shpirtin e Romës

Presidentja e Romës, Rosella Sensi, ka pranuar se raportet e saj me kapitenin Francesco Totti nuk janë vetëm në lidhje me futbollin.
"Francesco dhe unë jemi rritur bashkë, dhe atë e kam si një vëlla të vogël. Babai im thoshte se atë e ka në vend të djalit që s'e pati kurrë".
"Askush nuk e mishëron shpirtin e skuadrës tonë më mirë se ai. Tashmë kur është rritur, ndjehem mirë kur e shoh se është bërë një baba i ëmbël dhe i kujdesshëm", ka thënë Sensi në një intervistë për revistën javore "Diva and Donna".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›