Elvin Beqiri largohet nga Vllaznia

(ALBANIA SPORT) – Elvin Beqiri është larguar nga Vllaznia. Mbrojtësi shkodran i Kombëtares nuk pranoi rinovimin e kontratës për shkak të kushteve financiare të ofruara nga presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj. Elvin Beqiri ka oferta nga Dinamo dhe Kastrioti.