Zyrtare: Ashley Young tek United

19 herë kampioni i Anglisë, Manchester United ka konfirmuar blerjen e mesfushorit të Aston Villës, anglezit Ashley Young.
“Manchester United është i lumtur të njoftoj se ka arritur marrëveshje me Aston Villën për transferimin e Ashley Young. Lojtari ka kaluar testin mjekësor këtë javë në Manchester, dhe ka arritur marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare.
Young shihet si një nga lojtarët e rinj më të mirë në Angli. United tashmë ka blerë mbrojtësin Phil Jones dhe pritet ta zyrtarizojë shpejt edhe portierin David da Gea.