Ylli: Së shpejti në QSUT vihet në funksionim aparatura e analizës
Edhe pse analiza e hepatitit B ka një kosto të majme të gjithë personat që vuajnë nga kjo sëmundje nuk mund të kryejnë dot ekzaminimet në Qendrën Spitalore Nënë Tereza pasi aty deri më tani ka munguar kjo aparaturë, por edhe tani që kjo aparaturë është blerë ajo nuk vihet në funksionim. Sipas Drejtorit të Institutit të Shëndetit publik, Alban Ylli,
kjo aparaturë do të vihet në funksionim shumë shpejt, sepse ka shumë vështirësi për ta kryer analizën dhe kjo analizë ka një kosto tepër të lartë. Gjatë deklaratës së tij shumë shpejt analizat e hepatitit B do të kryhen në spital. Sipas tij kjo sëmundje është një nga plagët e së kaluarës por ekziston mundësia për tu kuruar e mjekuar. Sipas yllit mungesa e kësaj aparature ka qenë një problem por kjo situatë do të rregullohet e gjithçka do të marrë zgjidhje. Ai pohoi ndër të tjera se shumë shpejt kjo aparaturë do të vihet në punë por është vetëm çështje kohe. Përsa i përket sëmundjeve infektive Ylli tha se ato janë më të pranishme në fshat.