E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Shehu e fillon me humbje

Ylli Shehu, tekniku i ri i Tomorit nuk mundi ta nisë premierën e tij me pikë nga transferta e vështirë me Lushnjën, duke humbur 2-0. Skuadra beratase pesoi humbjen e pestë në shtatë ndeshje dhe tashmë renditet në vendin e parafundit duke qenë në një krizë totale. Golat për Lushnjën e trajnerit Ilir Gjyla u shënuan nga Xhagalliu në minutën e 17-të të pjesës së parë dhe Elezi në pjesën e dytë në të 75'. Kjo ishte fitorja e katërt në katër ndeshje të zhvilluara në shtëpi nga ana e lushnjarëve që shfaqen si pretendentë për ringjitjen në Kategorinë Superiore.
Një fitore bindesë 2-0 arriti dhe Laci me Pogradeci. Golat për vendasit u shënuan nga Udeke (7') dhe Kastrati (70'). Erzeni fitoi me Sopotin, falë dy golave të shënuar brenda dy minutash, duke përmbysur dizavantazhin 0-1. Shkëlqim Hajdari shënoi i pari për librazhdasit në të 60', ndërkohë që Shera në të 70' dhe Ndoja në të 72' i dhuruan fitoren e formacionit të Hysen Dedjes, që regjistroi fitoren e katërt në shtatë ndeshje. Ada dhe Bilishti u ndanë në barazim 0-0. Velipojakët regjistruan barazimin e parë në shtatë javë, ndërsa bilishtarët pikën e parë të marrë jashtë fushës. Ditën e premte, Skënderbeu u ndal në Korcë nga Turbina e Cërrikut duke arritur barazimin e parë sezonal në Kategorinë e Parë. Gramshi fitoi me Tepelenën 1-0: gol i Asllanit në të 78'. Po me këtë rezultat Besëlidhja fitoi me Burrelin. Golin e vetëm të takimit e shënoi Lika në minutën e 65-të.

KATEGORIA E PARË:
Java e 7-të:
21 tetor 2006:

LACI - POGRADECI 2-0
Shënues: Udeke 7', Kastrati 70'
Gjyqtarë: I. Gashi, D. Koreshi, I. Ziraj
Fusha Sportive, Lac

ADA - BILISHTI 0-0
Gjyqtarë: A. Rama, S. Avdo, G. Qirici
Fusha Sportive, Velipojë

ERZENI - SOPOTI 2-1
Shënues: Shera 70' Ndoja 72'/ Hajdari 60'
Gjyqtarë: L. Guzja, Ë. Pjetrushi, A. Kuluri
Stadiumi "Tofik Jashari", Shijak

LUSHNJA - TOMORI 2-0
Shënues: Xhagalliu 17', Elezi 75'
Gjyqtarë: E. Peza, E. Doda, A. Molla
Stadiumi "Roza Haxhiu", Lushnjë

Të premten

SKËNDERBEU - TURBINA 0-0
Gjyqtarë: M. Metohia, M. Dervishi, S. Zeka
Stadiumi "Skënderbeu", Korcë

GRAMSHI - TEPELENA 1-0
Shënues: Asllani 78'
Gjyqtarë: B. Breshani, D. Agaraj, E. Bodeci
Fusha Sportive, Gramsh

BESËLIDHJA - BURRELI 1-0
Shënues: Lika 65'
Gjyqtarë: A. Taullaraj, B. Mesi, E. Bicaku
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›