Tirana, sa dobët në sytë e Oto Bariç

Tirana edhe pse kishte menduar një fitore me shumë gola me Luftëtarin ka mundur të fitojë vetëm me një rezultat të ngushtë 1-0 falë golit të shënuar nga sulmuesi Vioresin Sinani në minutën e 5-të. Një përsëritje e rezultatit të sezonit 1980-1981.
Ky ishte dhe takimi me nivelin më të dobët të zhvilluar nga Tirana, pas atij të zhvilluar në kundër të Teutës, të mërkurën e kaluar. Sidoqoftë Tirana e rruajti kreun dhe diferencën me ndjekësin e saj, Elbasanin. Në javën e 9-të Tirana pret Flamurtarin, ndërsa Luftëtari do të presë në Gjirokastër, Shkumbinin që të dielën do përballet në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Kjo ishte fitorja e 44 e Tiranës ndaj ekipit gjirokastrit, ndërkohë që Sinani shënoi golin e 135-t të bardhebluve kundër Luftëtarit. Golashënuesi më i mirë i sezonit, shkodrani Hamdi Salihi zhvilloi një tjetër ndeshje të "thatë" pa gola, në takimin që u ndoq nga trajneri i Kombëtares shqiptare Oto Baric.
TIRANA - LUFTËTARI 1-0
Shënues: Sinani 5'
Gjyqtarë: A. Lulaj, F. Elezi, A. Pregja
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Bilanci ndërmjet tyre: 70 ndeshje; 44 fitore Tirana, 17 barazime, 9 fitore Luftëtari. Golat: 135-44