E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, shansi “bluzat e bardha”

Elbasani vazhdon serinë e fitoreve me "bluza të bardha", kësaj radhe kundër Apolonisë. Ndaj fierkavë optimistë në fillim të takimit, por të dëshpëruar në fund të 90 minutave, formacionit i Luan Deliut regjistroi fitoren e tretë rresht, duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve, dy më pak se kryesuesja e kammpionatit, Tirana. Po krijohet kështu një përsëritje e sezonit 2004-2005, kur Tirana u fitoi kampionatin dhe Elbasani e përfundoi sezonin si nënkampion. Golat për Elbasanin u shënuan në pjesën e dytë. Gentian Stojku realzoi në minutën e 64 dhe nigeriani Anicef dyfishoi rezultatin në të 79'. Gjithkush te Elbasani, tashmë i është i bindur se pas formës jo të pëlqyeshme të javëve të para, formacioni verdheblu është në rrugën e duhur. Apolonia e teknikut Papuciu, edhe në këtë ndeshje vazhdoi serinë e humbjeve në transfertë: 5 ndeshje, 5 humbje. Apolonia dëshmoi edhe njëherë se nuk është ndërtuar si ekip për të fituar jashtë, edhe pse organika e saj është plotësuar me katër lojtarë brazilianë.
Në ndeshjen e ardhshme Elbasani do të përballet me Teutën në Durrës, ndërsa Apolonia do të presë në Fier Kastriotin ndaj të cilit shpreson të arrijë fitoren e dytë sezonale.

ELBASANI - APOLONIA 2-0
Shënues: Gentian Stojku 64', Anicef 79'
Gjyqtarë: M. Sopjani, D. Salaj, A. Mali
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
BILANCI NDERMJET TYRE: 58 ndeshje; 17 fitore Elbasani, 17 barazime, 24 fitore Apolonia. Golat: 54-69

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›