E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylvi Kodra E vrava se me provokoi ia kisha dhene leket e qirase

style=positionrelativez-index2>

Sonila Mesareja

Kontradiktor ne deshmine e dhene para gjykates lidhur me vrasjen e pronarit te baneses kur rrinte me qira lidhur me arsyen qe e coi ne krim. Por nuk mohonte faktin qe ishte ai autori i vrasjes. Megjithate para gjyqtarit qe drejtonte seancen e mases 61-vjecari Ylvi Kodra ka deklaruar se nuk kishte pasur qellim ta vriste por ka qene viktima Sami Kapllani qe e kishte provokuar ne menyra te ndryshme. Megjithate nga hetimet ka rezultuar se pas nje debati te castit autori i dyshuar Kodra ka qelluar me nje bicak qe e kishte ne xhep viktimen Kapllani personin qe e kishte strehuar kundrejt nje pagese. E vrava sepse me kerkoi para per qirane ndersa une ia kisha dhene per 5 muaj. I thashe te mi kthente per muajt e tjere por ai me tha se i kishte prishur. U zume dhe ne nje moment e qellova por nuk doja ta vrisja. Ai me provokoi - u shpreh para gjykates personi nen hetim Kodra ndersa vetem pak minuta me pas dha nje tjeter version per gjykaten rreth motivit te vrasjes. Sipas tij e kishte provokuar viktima Kapllani pasi i kishte nderprere ujin ndersa i akuzuari pretendonte se e kishte paguar bashke me qirane. Pas ketij versioni Kodra dha nje tjeter per gjykaten duke u shprehur Une bie vone ne gjume dhe zgjohem vone. Ate dite Samiu po krasiste kastile rrushte ne oborr dhe e bente kastile qe te zihej me mua. Une dola dhe u zume dhe e qellova por me vjen keq per kete gje. Per te njejten ngjarje dha tri versione duke u munduar para gjykates qe te paraqiste nje person me probleme mendore ndersa perpiqej gjate gjithe kohes te shprehte pendesen per veprimin qe kishte kryer. Por megjithate autori Kodra vazhdimisht i perseriste gjyqtarit te mases Agron Zhukri se viktima e kishte provokuar ndonese ketij te fundit nuk i eshte gjetur ndonje arme me vete. Sipas akuzes arsyeja e zenkes mes viktimes dhe autorit ka qene mosdhenia e parave te qirase nga ky i fundit. Sipas akuzes viktima ishte pronari i nje vile dy katershe ndersa qiramarresi ishte 61-vjecari Kodra. Sherri mes te dyve ka degjeneruar ne fyerje te renda nga ku Kodra ka qelluar me pas 57-vjecarin Kapllani me thike ne koke e fyt duke i shkaktuar plage vdekjeprurese. Ne ndihme te Kapllanit kane rendur dy djemte e tij por nuk kane mundur te bejne asgje per babane e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›