E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryetarja e LSI, Kryemadhi: Nisim përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2023

LSI bëri të ditur sot se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2023. Kjo u bë e ditur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Sipas saj, LSI sot është më të qartë se ditën e 25 prillit për tradhtinë e madhe që pësoi opozitarizmi shqiptar.

“Kjo është një nga pikat më të dobëta që ne patëm në fushatën tonë, kemi kuptuar qartë anët tona më të dobëta dhe më të forta. Ndaj e kemi thirrur këtë mbledhje sepse është përgjegjësia jonë që duke vënë në funksion edhe veprimet e së shkuarës për të nisur që sot përgatitjet tona për zgjedhjet lokale. Organizmi nis nga bashkia e Tiranës dhe do të vijojë në të gjitha bashkitë. LSI të mbetet alternative, por ajo duhet të jetësojë të gjitha kërkesat e të rinjve dhe familjeve. Më shumë njerëz mendojnë se bashkia e Tiranës po shkon në drejtimin e gabuar, s’ka si të jetë ndryshe kur shohim që Tirana është kthyer në një lavatriçe të parave të pista, të gjitha raportet që vijnë nga institucionet Ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë në vendin ku pastrohen paratë e pista në sektorin e ndërtimit”, tha Kryemadhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›