Bardhi akuza Berishës: Pse heshte pasi SHBA shpalli “non-grata”, Aqif Rakipin?

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Zoti Bardhi deklaroi se bashkimi i demokratëve nuk bëhet vetëm me fjalë. Ai i kërkoi Berishës një përgjigje se përse nuk ka reaguar për shpalljen “non-grata” nga SHBA e ish-deputetit socialiste Aqif Rakipi?
“Ecja përpara me procese të njëanshme me bashkim vetëm me fjalë nuk sjell bashkim. Nuk ka pasur diskutim për vendimin e ish-kryetarit Basha në 9 shtator. Unë e kam bërë të qartë mendimin tim sot. Unë kam thënë sot se për shkak të shpalljes “non-grata”, PD ka një kompleks të madh me veten. Dje SHBA pranoi se krimi ka blerë vota për Edi Ramën. Në PD ka rënë heshtja dhe këtë nuk e kuptoj. Kur provohet se Rama ka blerë vota me krimin e organizuar, a mund t’ia drejtoni pyetjen Berishës pse hesht për këtë fakt?”– deklaroi Bardhi.
Ndonëse qeveria është treguar e hapur për t’u ulur në bisedime për presidentin e ri, Bardhi shprehet skeptik se shumica po kërkon një figurë konsensuale.
“Detyra e mazhorancës t’i shtrijë dorën opozitës për një figurë konsensuale për presidentin, edhe pse dyshojë se do të ndodhë”, tha Bardhi.