Yuri Kim thirrje Presidencës e Kuvendit: Punoni me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadroja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kërkon nga Parlamenti, Presidenca dhe institucionet e drejtësisë që të vijojnë punën me urgjencë për vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese. Përmes një postimi në “Twitter”, ajo shprehet se udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin për qytetarët shqiptarë për drejtësi. “Do të ishte mirë të shihnim progres drejt funksionimit të Gjykatës së Lartë deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin për qytetarët shqiptarë për drejtësi!”, shkruan në mesazhin e saj ambasadorja Yuri Kim.
Ambasadorja Kim shpërndau edhe reagimin e saj të datës 19 tetor ku përshëndeste Presidencën dhe Parlamentin për publikimin e listave përkatëve për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese. “Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, shprehej Kim në 19 tetor.