E Diel, 1 Nëntor 2026

Z.Braçe unë nuk kam aspirata politike

25-10-2011 / Nga Ilirjan Blloshmi

Unë që po të shkruaj sot, nuk jam Andrea Stefani, nuk jam as nipi i Fidel Yllit a Dash Pezës me prindër të stërngopur me ndërtime në Tiranë. Si pinjoll i një familje të përndjekur deri në palcë nga sistemi komunist, enda dhe morali im është djathtas dhe për këtë nuk jam i pishmanit

Të nderuar lexues,
do të më lejoni ta nis këtë shkrim me një debat që pata para disa ditësh me Erion Braçen, që e pata të vështirë ta kuptoja në fund, por, të cilën pak a shumë e deshifrova si reagimin e fëmijës së hidhëruar, i cili fajin pse s’di të luajë futboll, ia vesh atij që ka talent. (Jo se kam unë ndonjë talent të madh). Si pinjoll i një familje të përndjekur deri në palcë nga sistemi komunist enda dhe morali im është djathtas dhe për këtë nuk jam i pishmanit. Sa keq është të jesh një njeri që i takon politikës në Shqipëri. Kur nuk të ka hije me asgjë dhe askush nuk të lavdëron, madje madje dhe nuk të harron se çfarë ke thënë. Nëse mendon se ke hyrë në politikë me kulturën tuaj politike dhe pa bagazhin professional dijeni se asgjë në kujtesë nuk i mbetet këtij populli vetëm ajo se ke bërtiturë dhe e ke trishtuar edhe vetën tënde dhe lëre më popullin tuaj. Popolli prapë mbanë mend se çfarë ke thënë dhe kurrë nuk e kuptoj se a e pate kuptuar se çfarë deshe edhe vetë për të thënë. Logjika mbrojtëse” e politikanëve militantë, është një nga shkaqet që partitë marrin natyrë “mbrojtëse”, përjashtuese. Elitat janë vërtetë rrezik për mediokrit e politikës profesioniste, ndaj dhe lufta kundër tyre, është e egër, e paprinciptë.
Politologu gjerman Erhard Epler, thotë se politika moderne e ka të domosdoshme të krijojë “elitën e re”, të cilat sipas tij, janë “grupe që në fushën e tyre dinë të vendosin thekset”. Të përzgjedhësh, do të thotë të vlerësosh më të mirët. Natyrisht, nëse do të pyeten politikanë si puna jote more lum miku nuk e ke për gjë, që të vetëklasifikohesh si të tillë. Por sociologët thonë se kush vetëklasifikohet si elitë, si rregull, nuk bën pjesë në të dhe ju ore lum miku (Erion) nuk beni pjesë në politikën shqiptare se nuk keni se çfare t’i jepni politikës dhe popullit shqiptarë ju ore lum miku shikoni vetëm sesi ngrihet, prasi, kastraveci, kungulli etj. Unë që po të shkruaj sot, nuk jam Andrea Stefani, nuk jam as nipi i Fidel Yllit a Dash Pezës me prindër të stërngopur me ndërtime në Tiranë. Zoti deputet në detyrë, shyqyr që FaceBook-u është rrjet social, sepse, mediat, edhe ai do të kontrollohej nga parazite si puna juaj. Sa për informimin tuaj, nuk kam aspirata politike. Kam vullnet për t’i udhëhequr mendime që kultivojnë lirinë e të shprehurit, gjë të cilën me siguri do të donit ta censuroni ju bashkë me miqtë tuaj partiakë si ne kohen e babait tuaj idologjik. Politikën nuk e kam provuar, por e kam bindjen se po ta kisha provuar, me siguri do të arrija të mblidhja vota edhe në Beratin tuaj. Madje, duke u menduar më thellësisht, do të kisha pasur guximin të thosha se, nëse nuk do të vidheshin votat, do të merrja më shumë vota se ju mu në Lagjen tuaj, ngaqe së bashku me një ekip bamirësie, aty kam ndërtuar shkolla, rrugë e sisteme ujësjellësi dhe kanalizimi (që vetë ju e keni kundërshtuar), gjë me të cilën nuk besoj se do të mund të lavdëroheshit ju. Prej ngjarjeve të 21 janarit, e deri më sot t’i bashkë me kryesocialistin Edvin Rama, dukeni sikur keni nisur nje “gjueti shtrigash e shtriganesh”, duke përmendur komplote dhe makinacione, të cilat janë dirigjuar për të rrëzuar një pushtet të certifikuar nga zgjedhjet dhe të votuar nga komisionerët e tuaj. (Këto janë thënë e stërthënë nga analistë dhe me demek gazetarë), por a është demokracia në Shqipëri pikësynim absolut, apo vetëm një objektiv i tolerueshëm? A ka qenë Shqipëria gati për instituimin e demokracisë tip perëndimor gjatë viteve nëntëdhjetë?
Këto pyetje bëhen edhe më aktuale për shkak të: vetë situatës kaotike të sistemit politik në Shqipëri sot (i doktrinuar nga njerëz si puna juaj që ata që ju kundërshtojnë sulmohen në çdo lloj forme ). Sa hapësirë po ju jep shqiptarëve ti, o pejgamer (Erion)? Kur dikush të kundërshton ti e quan armik, kur dikush nuk të voton ti e godet, ku në zonën tënde ke vendosur kaçaket tuaj. Çdo kush e di dhe e kupton se: Vota e të varfrit mund të blihet me lehtësi; vota e të kërcënuarit i shkon kujtdo që premton “dorë të fortë”; vota e kriminelit është për politikanin e korruptuar si puna juaj o lum miku.
Forma me të cilën ti kërkon të shtypësh ata që të kundërshtojnë qoftë dhe në një debat të thjeshtë është gati identike me tentativat e Gadaffit për të shtypur popullin e tij... E fundit që më kërkoi të shkruaja diçka, për punën e atyre mesazheve kërcenuese, ishte e dashura dhe pse nuk është shqiptare, e do më shumë se Erioni atë vend të vogël që qëmoti ka punuar.
Dhe në mbyllje, në poemën epike “Odisea” të Homerit, ka një pasazh interesant që meriton vëmendje. Kur Odiseja gjendet i zënë në kurth në shpellën e Polifemit, i pyetur nga ai se kush është, për të mos zbuluar identitetin e vet, kthen përgjigje se është “Askushi” (ky jeni ju o lum miku pra, askushi). Natyrisht, që Odiseja e dinte shumë mirë se kush ishte dhe po kështu, po aq e qartë do të ishte dhe për të tjerët se ç’përfaqësonte heroi i Trojës nëse shqiptonte emrin e tij. Problemi në të vërtetë nuk qëndron kur persona të veçantë ngatërrojnë identitetin e tyre, as kur për një arsye apo tjetër duan të identifikohen me një identitet të rremë, por kur ky ambiguitet shtrihet në rrafshin kombëtar, ashtu siç na ka ndodhur shpesh ne shqiptarëve në histori me politikanë të tipit tuaj, atëherë kthehet në një “nyje gordiane” që kërkon zgjidhje…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›