ZGJOHU: Vendimi për kishën, shkel Kushtetutën
Shkup-Lëvizja Qytetare ZGJOHU! Shkup, vendimin Qeverisë për ndërtimin e kishës në Shkup në sheshin "Maqedonia" e konsideron se është në kundërshtim me kushtetutën e RM. Për këtë arsye, nga lëvizja Zgjohu njoftuan se sot do të dorëzojnë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të qeverisë për të ndërtuar kishë ortodokse me mjete buxhetore mbi shtëpinë e Nënës Terezë.
“Në bazë të nenit 19, paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kisha Ortodokse e Maqedonisë, bashkësitë e tjera fetare dhe grupet fetare janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit. Neni i përmendur kushtetues garanton ndarjen nga shteti të të gjitha bashkësive fetare që u konfirmua edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilën u shfuqizua neni i Ligjit për shkollimin fillestar në bazë të së cilit nen, Parlamenti i Maqedonisë, në kundërshtim me Kushtetutën, vendosi mësimbesimin fetar detyrues në shkollat fillore”, thuhet në reagimin e lëvizjes Zgjohu.
Sipas kësaj organizate, vendimi i kontestuar është qartazi në kundërshtim me Kushtetutën e RM për arsye se Qeveria e Republikës së Maqedonisë si dhe Komuna Qendër nuk e respektojnë karakterin laik të shtetit, marrin pjesë në ndërtimin e objektit fetar të dedikuar vetëm për anëtarët e një bashkësie fetare dhe me këtë e cenojnë rregullin kushtetues për ndarjen e shtetit nga bashkësitë fetare.
“Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, sipas nenit 11 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të sjell vendim për vlerësimin e Kushtetutshmërisë dhe pas përfundimit të procedurës, në bazë të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë të sjell VENDIM për anulimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të ndërtuar kishë në sheshin "Maqedonia" në Shkup”, thuhet më tej në reagim. (INA)