E Diel, 1 Nëntor 2026

ZMK: Administrimi i banesave, skeme abuzuese

Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve (ZMK) ka denoncuar dje publikisht skemen e Bashkise Tirane per manipulimin elektoral te administrimit te bashkepronesise ne ndertesat e banimit. Sipas kesaj zyre, ne baze te ligjit “Per administrimin e bashkepronesise ne ndertesat e banimit” dhe VKM “Per miratimin e rregullores tip te administrimit te bashkepronesise ne ndertesat e banimit”, tashme edhe qytetaret shqiptare do te kene mundesine dhe detyrimin qe te administrojne bashkerisht ne baze te standardeve evropiane banesat e tyre. Por, sipas ZMK, Bashkia e Tiranes eshte duke manipuluar politikisht procesin ne dem te banoreve. “Prej mese 1 muaji, Bashkia Tirane eshte duke ndertuar nje rrjet politik partiak per administrimin e banesave te perbashketa. Vetem para disa muajsh ne shkelje te plote te ligjit dhe te te drejtes se privatesise se qytetareve, njerezit e bashkise Tirane mblodhen te dhenat personale te qytetareve te Tiranes, gjoja ne emer te regjistrimit te qytetareve. Pasi u ndertua nje database politik per llogari te fushates elektorale 2011, tashme po ne baze te kesaj database, Bashkia Tirane ka filluar procesin e manipulimit te Asambleve te Bashkepronareve te Banesave duke synuar qe fillimisht te zgjidhen “njerezit e Partise” dhe me pas te caktohen administratore fizike apo shoqeri administratoresh “qe i sherbejne Partise”, eshte shprehur Altin Goxhaj, kreu i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatoreve. Sipas tij, Bashkia Tirane perjashtoi nga procesi te gjitha Njesite Bashkiake te Tiranes qe nuk ishin nen kontrollin e Rames, duke favorizuar vetem ato qe jane nen ngjyrat politike te Kryetarit Rama. Goxhaj ka vijuar se, vete praktika e informimit qe ndoqi Bashkia Tirane per banoret e banesave te perbashketa u bazua ne orientimin asistues te te gjithe procesit ne menyre selektive nga Bashkia Tirane, proces i cili eshte planifikuar te selektoje dhe te imponoje rregullat e lojes qe do te zgjedhin ne krye te banesave vetem njerezit qe do te preferoje Bashkia. Nga te dhenat e mbledhura nga Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve – ZMK, dy avantazhet kryesore qe do te perdore Bashkia Tirane, jane: indiferenca e njohur e qytetareve dhe mobilizimi partiak elektoral i njerezve te Partise Socialiste te cilet do te sjellin ne kyre te asambleve te bashkepronareve njerezit e duhur. “Ky proces me rendesi jetike per mireqenien e banoreve po banalizohet ne nje proces politik per te krijuar mekanizma politike elektorale per fushaten 2010 dhe per te hapur ‘vende te reja pune’ per njerezit politike”, tha Goxhaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›