E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMK: OSSH përfundon në prokurori

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit (ZMK) kallëzoi dje penalisht për vjedhje me mashtrim kompjuterik të gjithë drejtuesit e OSSH, me pronar kompaninë çeke CEZ. Reagimi i ZKM ka ardhur menjëherë pas ankesave që konsumatorët i kanë paraqitur ERE-s në lidhje me problemet që kanë konstatuar në faturat e energjisë elektrike të muajit dhjetor. Sipas verifikimeve të ERE-s, faturat e këtij muaji janë llogaritur sipas tarifave që u futën në fuqi në janar të këtij viti. “OSSH ka pranuar gabimin e bërë me faturat e muajit dhjetor, duke u shprehur se do të dëmshpërblejë të gjithë konsumatorët që kanë pasur ankesa”, njofton ZMK, e cila nuk bie dakord me këtë pretendim, duke e kallëzuar penalisht në prokurori. “Ne nuk mund të pranojmë që legjislacioni shqiptar të bëjë përjashtime për OSSH-në dhe për këtë nuk pranojmë as tolerancën e ERE-s për pranimin e propozimit të dëmshpërblimit nga OSSH”, është shprehur avokati Altin Goxhaj.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›