ZMQ-ja, një vegël qorre e korruptuar, që nuk arrin të shohë progresin antikorrupsion

Publikohen rezultatet e pretenduara nga një sondazh antikorrupsion. Asgjë për metodikën, por opinioni është i informuar për autorët e sondazhit, të kapur nga aktivitetet lobiste, për interesa të caktuara antiqeveritare
TIRANE - Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ), një nga shumë OJQ-ërat, apo OJF-ërat e shumta që gjallojnë anë e kënd Tiranës, ka pretenduar dje se ka sondazhuar e publikuar një vëzhgim vjetor për (anti)Korrupsionin në Shqipëri.
Jo vetëm sa për parantezë, lidhur me këtë OJF-ënë, apo OJQ-ënë e radhës, për t’u kujtuar është se dikur kjo ZMQ, drejtohej nga nënkryetari aktual i KLD-së, Kreshnik Spahiu. Ndaj, për aq kohë, sa ende nuk ka një emër zyrtar (jo formal), që të ketë zëvendësuar Spahiun, mund të konsiderohet se ky grupim i radhës i pretenduar grup njerëzish të shoqërisë civile, për të mos thënë është apendicit i KLD-së, të paktën mund të konsiderohet si vegla qorre e Kreshnik Spahiu. Deri disa javë më parë, në ëeb-sitin e ZMQ-së, ai, Kreshnik Spahiu figuronte ende në krye të saj, por dje, çuditërisht ky ëeb-site nuk funksiononte. Ndërsa ende në disa ëeb-site organizatash partnere ndërkombëtare të ZMQ-ësë, njihet ende Kreshnik Spahiu, (jo vetëm si person kontakti) si kryetari apo presidenti i ZMQ-ësë.
Përpos këtyre, në vëzhgimin e saj të publikuar dje, ZMQ-ja, nuk jepte asgjë më shumë se metodologjinë e pretenduar se është përdorur në këtë vëzhgim tip sondazhi, ashtu sikurse nuk jepte as ato pesë qytetet, ku vëzhguesit e ZMQ-së kishin pyetur rreth 1300 personat. Sa për shkallën e mundshme të gabimit, as që bëhej fjalë, që personat e veglës qorre të kreshnik Spahiut, të jepnin ndonjë sqarim.
Për sa u përket shifrave, në përqindje të përgjigjeve të pyetjeve të këtij sondazhi të pretenduar se është hartuar pas një vëzhgimi të ZMQ-ësë, shkarravitësit e tij, përveç faktit, që korrupsioni, nuk është më në vendin e parë të problemeve më shqetësuese, kishin bërë kujdes, që të mos jepnin asnjë shifër, të perceptimit të mundshëm, për uljen e nivelit të korrupsionit në Shqipëri. Natyrisht, po të bënin këtë, ata do të duhet të dilnin kundër raporti më të fundit të “Transparency International”, të cilin si partnerë të vetin, e publikuan disa javë më parë. Në qoftë se do të guxonin të nxinin shifrat e “Transparency International”, thjesht dhe vetëm për të bërë shërbimin e radhës, afërmendsh që do ia hiqnin vetes, sepse do të humbisni ato financime, që marrin sa për të lexuar raportet e “Transparency International”.
Përballë një realiteti të padëshirueshëm për veglat qorre të kreshnik Spahiut, ku shifrat e ca organizatave shumë më prestigjioze se kjo ZMQ-ja, tregojnë për një ndryshim shpresëdhënës në Shqipëri, ata(o) veglat qorre, zgjedhin të na servirin një renditje problemesh, midis të cilëve fusin jo në vendin e parë edhe korrupsionin, vetëm dhe për ti dhënë rrugë, ca hëmendësive të Edi Ramës.
Nejse.
Ky në të vërtetë është problemi vetëm i kësaj ZMQ-ëje, që mund të lexohet si problem më shqetësues se sa kjo OJF-ë apo OJQ-ë, pretendon se shqetësojnë ata 1300 persona të pyetur, kush e di se ku (në qoftë se janë pyetur).