E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet guvernatori serb i Çikagos, hodhi në shitje vendin e lënë bosh nga presidenti Obama



Një skandal politik që mund të dëmtojë imazhin e presidentit Barak Obama ka shpërthyer në Çikago, metropoli që njëherë e një kohë cilësohej si qyteti i gangsterëve, por sot, si vendi i korrupsionit të partive. Me urdhër të Prokurorisë Federale (FBI) është arrestuar Rod Blagojeviç, guvernatori i shtetit të Illinoisit, një përfaqësues i Partisë Demokrate, aleat i ngushtë i presidentit të sapozgjedhur. Bashkë me të është arrestuar edhe shefi i tij i kabinetit, John Harris. Blagojevich akuzohet se ka vënë në ankand nominimin për postin e lënë bosh në Senat nga Barack Obama - sipas ligjit në këto raste është guvernatori ai që zgjedh pasardhësin - që ka nënshkruar kontrata në shkëmbim të fondeve të zeza elektorale dhe se ka bllokuar fondet për gazetën “Çikago Tribune”, e përditshmja lokale që po shpallte falimentimin, për ta detyruar të licensonte
anëtarët e Këshillit administrativ të zgjedhur prej tij. Prokurori federal Patrick Fitzger-ald, në një konferëncë për shtyp,
ka deklaruar se hetimet që do të zgjasin deri në fund të pranverës së ardhshme nuk kanë të bëjnë me presidentin “in pectore”: “Nuk do të ndërtojmë akuza kundër presidentit të zgjedhur”. Por nga dosja e Prokurorit rezulton se guvernatori ka patur kontakte të paktën indirekte me “persona të stafit të Obamës” dhe që u ka besuar të tjerëve “diçka shumë të rëndësishme”,
jo e specifikuar, nga presidenti i zgjedhur për t’ia lënë postin dikujt nga të njohurit e tij. Ky “dikush”, ka precizuar prokurori Fitzgerald, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, “e tërhoqi kandidaturën e tij”. Për më tepër “në dosje ka edhe disa pika të errëta që mund të kishin lidhje me stafin e Obamës, si një kërkesë e Blagojevich për një ndikim në radhët e diplomacisë. Njerëzit e ngushtë të presidentit Obama kanë shpejtuar të përgënjeshtrojnë përfshirjen
e presidentit në këtë skandalal: “Nuk do të ndërhyjmë në përzgjedhjet e guvernatorit për vendin e lirë në Senat” ka siguruar një zëdhënës i presidentit të ri amerikan (një tjetër guvernator i PD-së, ai i Nju-Jorkut, ka tashmë detyrën kushtetuese të publikojë nominimet për senatorin që do të zerë vendin e Hillary Klintonit, tashmë sekretare shteti). Skandali hedh hije dyshimi mbi administratën e ngushtë të presidentit Obama, i zgjedhur edhe falë mbështetjes së fortë që pati lejtmotivi i antikorrupsionit, një fenomen që ka ndikuar shumë edhe tek kriza aktuale financiare.
Arrestimi i papritur e me bujë në të njëjtën kohë lë të kuptohet se përtej këtij aksioni policesk mund të fshihen prapaskena të tjera, të cilat mbetet të shihen në të ardhmen.
Opinioni publik në Çikago që tani ka nisur të pyesë nëse prokurori Fitzherald, një republikan i bindur, nuk po vepron sipas një skeme që do të ishte një larje llogarish politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›