Zajmina Vasjari, "hot" dhe "hard"

Zajmina Vasjari në klipin e saj më të ri do të shfaqet edhe “hard” edhe “hot”.
Ajo rikthehet me një klip ku përdoret artileria e rëndë e luftës në imazhet e tij.
"Jam munduar ta përshtas me tekstin e këngës idenë e videos. Këtë e kam bërë në mënyrë që të kenë lidhje me njeri-tjetrin klipi me këngën, dhe të mos të ishin thjesht disa skena të bukura, por edhe me kuptim", ka thene ajo per "Panorama".
Në kaq vite karrierë si vajzë ekrani, ajo ka treguar cilat janë gabimet prej të cilave ka mësuar:
"Në të shumtën e rasteve kam kuptuar që nuk duhet t’u besoj gjithmonë njerëzve në qoftë se nuk dua të lëndohem. Pasi unë afeksionohem shumë shpejt me personat me të cilët shpenzoj kohë për motive pune apo çfarëdo dhe përfundimi është që shumica e tyre të zhgënjejnë, pasi janë me dy fytyra. Kërkojnë të përfitojnë prej teje dhe duan të të bëjnë keq në çdo mënyrë. Është për të ardhur keq, por biznesi i spektaklit i ka këto të meta." /Indeksonline/